Krujë/ Përplasen tre automjete në Thumanë, dy të plagosur

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në në Thumanë.

Policia bën me dije se sii pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 19.09.2021, rreth orës 18:00, në Thumanë, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Shpërthimi i vullkanit/ Lava shkatërron disa shtëpi, evakuohen banorët

Ngjarja e ardhëshme

Dhimbje koke për trajnerin e Juventusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian