KRSKRR: Drejtues të automjeteve, zvogëloni shpejtësinë dhe bëni kujdes për fëmijët në komunikacion

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Me fillimin e vitit shkollor, frekuentimi i automjeteve dhe i këmbësorëve në komunikacion rritet dukshëm. Si rrjedhojë, rritet edhe nevoja për dozë të shtuar të kujdesit nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht kur lëvizin në afërsi të shkollave apo kopshteve, sugjeroi sot Këshilli Republikan i Sigurisë në Komunikacionin e Rrugëve (KRSKRR) dhe u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të jenë më të kujdesshëm.

Që atje porosisin se edhe më tej mbetet e rëndësishme çështja se si fëmijët me kohë dhe në mënyrë të sigurt të mbërrijnë në oborrin e shkollës? Nuk guxojmë ta harrojmë dhe ta anashkalojmë faktin se aksidentet janë kanosje serioze për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

“Aksidentet ndodhin atëherë kur më së paku i prisni, prandaj, është shumë e rëndësishme gjithmonë të jeni të mbrojtur edhe ju edhe më të dashurit tuaj. Bëni kujdes për fëmijët në komunikacion dhe zvogëlojeni shpejtësinë në afërsi të shkollave dhe kopshteve. Bëni kujdes ku parkoheni, pasi automjetet që nuk parkohen aty ku duhet i bëjnë të padukshëm fëmijët në komunikacion. Mos harroni se siguria e fëmijëve në komunikacion është përgjegjësi e të rriturve!”, thekson KRSKRR.

I përkujtojnë prindërit se ata janë pasqyrë në të cilën fëmijët çdo ditë reflektojnë. Shembulli personal të cilin fëmijët ua japin fëmijëve në komunikacion duhet të jetë respektim i plotë dhe i pakusht i rregullave të komunikacionit dhe në këtë mënyrë gjegjësisht në vazhdimësi i mësojnë fëmijët të jenë të sigurt dhe të përgjegjshëm në komunikacion, porosit KRSKRR.

Të dhënat statistikore tregojnë se fëmijët shumë shpesh pësojnë në aksidente si udhëtarë. Në këtë drejtim, KRSKRR përkujton se obligimi ligjor sipas të cilit, fëmijët të cilët nuk i kanë 12 vjet të plota, nuk guxojnë të udhëtojnë në sediljen e parme si dhe për obligimin për përdorimin e rripit të sigurisë në të gjitha sediljet dhe sediljen e fëmijëve për fëmijë deri në moshën 5 vjeçare (madje edhe atëherë kur vozitja është e shkurtër).

KRSKRR njëherësh potencoi se fëmijët të cilët nuk i kanë mbushur 10 vjeç nuk është e sigurt të lihen vetëm të shkojnë në shkollë. Nëse për arsye të caktuara vendosni ta lini fëmijën vet të shkojë në shkollë, përpiquni që të jetë në grup prej dy deri në tre fëmijë. Në situatë të tillë, çdo prind i përgjegjshëm është i obliguar fëmijës së tij t’ia tregojë dhe t’ia përsërisë rrugën më të sigurt nga shkolla në shtëpi, t’i tregojë fëmijës për rreziqet potenciale dhe kanosjet në komunikacion dhe t’ia shpjegojë dhe përsërisë rregullat më kryesore të komunikacionit.

Të gjithë nxënësve u dëshirojnë vit të suksesshëm shkollor dhe edhe njëherë i përkujtojnë që në mënyrë të sigurt, me kujdes dhe me përgjegjësi të marrin pjesë në komunikacion.

“Mbroni fëmijët nga lëndimet dhe pësimet në komunikacion!”, porosisin nga KRSKRR. shk/

Ngjarja paraprake

Google bën kthesë me smartfonët me modelin e ri Pixel 5

Ngjarja e ardhëshme

Pendarovski studentëve fillestarë në Fakultetin Juridik: Para jush janë vitet më të mira të jetës, do të studioni dhe do të shoqëroheni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian