KRRE propozon program për zbutje të varfërisë energjetike

Komisioni Rregullator i Energjetikës kërkon program për zbutjen e varfërisë energjetike.Siç njoftojnë nga KRRE, bashkë me Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale dhe Qeverinë, tashmë ka filluar definimi i parimeve, në bazë të së cilëve do të zgjerohet lista ekzistuese e konsumatorëve të ndjeshëm me qëllim të uljes së varfërisë energjetike.
“Bëhet fjalë për operacion kompleks, në të cilin duhet të kryqëzohen të dhënat e më shumë institucioneve, që të identifikohen në mënyrë precize konsumatorët, të cilëve është e nevojshme që t’iu ndihmohet për t’i paguar faturat e energjisë elektrike dhe termike me qëllim që të ulet varfëria energjetike.”,- tha kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit, Marko Bislimoski, në mbledhjen e mbajtur me të gjitha institucionet e përfshira.
Aktualisht kompensim për varfëri energjetike marrin përdoruesit e ndihmës sociale, ndërse KRRE-ja me rekomandim të Sekretariatit të Komunitetit Energjetik, inicion që të zgjerohet përfshirja e konsumatorëve të ndjeshëm dhe për këtë qëllim nga fundi i vitit të kaluar është dërguar propozim lista deri te Ministria e Ekonomisë.
Po ashtu po shqyrtohet edhe mënyra e sigurimit që paratë e ndara të përdoren për pagesën e faturave të energjisë elektrike apo termike.
KRRE-ja propozon që përveç personave të cilët marrin ndihmë sociale, të përfshihen edhe: amvisëritë në të cilat nuk ka asnjë të punësuar, të cilët nuk janë përdorues të ndihmës së vazhdueshme sociale në të holla dhe nuk kanë burime të tjera të të ardhurave; amvisëritë të cilat kanë person të papunësuar, përdorues të kompensimit në të holla në rast të papunësisë nga Agjencia e Punësimit, i cili ka shumë të ngjashme me ndihmën sociale të përhershme në të holla dhe i njëjti është burimi i vetëm në amvisëri; amvisëri me më shumë se dy persona, në të cilët ka një pensionist, i cili merr pension minimal  dhe i njëjti është burimi i vetëm i të ardhurave në amvisëri; amvisëri me më shumë se dy persona në familje, në të cilat vetëm njëri është i punësuar me pagë minimale, shuma e të cilës është e barabartë me ndihmën e përhershme sociale në të holla dhe nuk ka të hyra tjera në amvisëri, amvisëri të cilat kanë person të papunësuar nga 1 prilli 2020, përdorues i kompensimit në të holla në rast të papunësisë nga Agjencia e Punësimit, i cili ka shumë të barabartë me ndihmën e përhershme sociale dhe në amvisëri ka të hyra shtesë në shumë të pagës minimale, deri në periudhën sa zgjat pandemia.
Ngjarja paraprake

Italia ka probleme me furnizimin e vaksinave antiCOVID

Ngjarja e ardhëshme

Agim Ademi: Kjo ndeshje ishte një uverturë e mirë për stinorin pranveror

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian