KRRE propozon model të ri të tarifimit të energjisë elektrike

Katër bllok tarifa përmes të cilave do të përcaktohet se sa qytetaarët do të paguajnë energji elektrike.

Ky është propozimi për modelin e ri të tarifimit të energjisë elektrike, për të cilin u organizua debat publik. Qëllimi i këtij modeli sipas autoriteteve është që ti jepet sinjal konsumatorëve që të harxhojnë më pak energji elektrike.

“Konsumatorët do të ndahen në katër blloqe, në bllokun e parë janë konsumatorët që konsumojnë deri në 210 kilovat orë, në bllokun e dytë janë konsumatorët që konsumojnë deri në 420 kilovat orë, pastaj në bllokun e tretë nga 420 deri në 630 kilovat orë, ndërsa në kategorinë e katërt janë konsumatorët më të mëdhenj që konsumojnë mbi 630 kilovat orë energji. Gjithashtu, me modelin e ri tarifor, numrat do të lexohen çdo 35 ditë, në mënyrë që të mos ketë dyshim se dikush është ngarkuar me një shumë më të madhe nëse llogaritjet hyjnë në muajin e ardhshëm” – tha Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Ekspertët propozojnë që tarifat bllok të vazhdojnë vetëm për energjinë elektrike kur është në të shtrenjtë. Sipas kësaj përllogaritje 87% nga qytetarët do të kenë energji elektrike më të lirë, kurse në sezonin veror 92% e qytetarëve do të kenë fatura më të lira.

“Në dimër 87% nga amvisëritë nga këto 734 mijë amvisëri do të kenë fatura më të ulëta prej 13 deri në 0.1%. Kjo i përfshin amvisëritë që kanë shpenzuar energji elektrike më pak se 900 kilovat në orë në muaj. Amvisëritë tjera apo 12.1% do të kenë fatura më të shtrenjta” – u shpreh Rubin Talevski.

Nga ana tjetër profesori Konstantin Dimitrov tha se në këtë mënyrë problemi me çmimin e lartë të energjisë elektrike vetëm zbutet, por nuk zgjidhet, pasi shteti nuk ka prodhimin të vetin të energjisë elektrike.

“Është i lartë çmimi i energjisë elektrike, pasi ne importojmë një pjesë të madhe të energjisë elektrike. Të mos importonim, nuk do të oishte problemi me këtë shtrenjtim, ndoshta edhe nuk do të sihte nevoja të bëjmë një metodologji të re të tarifimit” – theksoi profesori universitar,

Zv.kryeministri Bytyqi tha se modeli i ri tarifor duhet ti përshtatet nevojave të amvisërive.

“Në këtë moment ne për 750 mijë amvisëri dhe konsumator të vegjël subvencionojmë 80% të energjisë elektrike apo me fjalë tjera, në çdo denarë 1000 denarë, ne kemi 800 denarë subvencione, në të kundërtën fatura e energjisë elektrike për amvisëritë do të ishte 1800 denarë” – deklaroi Zv.Kryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Pas debatit publik, Komisioni Rregullator do të duhet të vendosë për propozimin për 4 tarifa, të cilat duhet të përfshihen në Rregulloren e re për tarifat e konsumit të energjisë elektrike.

Në vend, sipas analizave, janë të regjistruara 800 mijë matësa apo familje. 140.000 familjet konsumojnë më pak se 100 kilovat. Pjesa tjetër konsumon 478 kilovat orë. Të gjitha së bashku konsumojnë mesatarisht 372 kilovat orë në vit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pasholli: Reputacioni i kryeparlamentarit Xhaferi është i pacënueshëm

Story i radhës

Narcizmi: shkaqet, simptomat dhe dëmet

Të fundit nga