KRRE dhe Oda Ekonomike së bashku do të punojnë në propozimin për ndryshimin e Ligjit për ndërtime në pjesën e ngrohjes

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Propozim i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Resurse të Ujit (KRRE) për ndryshimin e Ligjit për ndërtim me të cilin kërkohet të vihet rend në mënyrën e ngrohjes tek qytetarët në territorin e të gjithë shtetit, ishte temë e bisedimeve të takimit të sotëm në Odën Ekonomike të Maqedonisë midis KRRE dhe Shoqatës së Ndërtimtarisë në kuadër të odës.

“U dakorduam bashkërisht ta shqyrtojmë dhe rregullojmë propozimin tonë me qëllim që të bëhet i zbatueshëm në praktikë. Në periudhën e mëtejme KRRE do të organizojë takime të përbashkëta me përfaqësues të Odës, BNJVL-së dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Qëllimi kryesor është të mundësojmë në territorin e të gjithë shtetit të ndërtohen rrjete të cilat do të mundësojnë mjedis jetësor më të pastër dhe do të jenë më efikas në aspektin energjetik, ndërsa çmimi i energjensave të cilat do t’i shfrytëzojnë qytetarët të mos paraqesë barë të madhe, deklaroi kryetari i KRRE”, Marko Bislimoski pas takimit.

Ai theksoi se numri i rritur i sistemit të energjisë termike, ndërsa në të ardhmen edhe i sistemit shpërndarës për gaz natyror do të çojë drejt çmimeve më të lira të energjisë për shfrytëzuesit final. Theksoi se sipas analizave të Ballkan enerxhi grup (BEG) rreth 15 deri në 20 ndërtesa nuk pranojnë të kyçen në sistemin e organizuar për energji termike që ua mundëson Ligji ekzistues për ndërtim.

“Pikërisht për këtë ne po propozojmë që të ndryshojë kjo pjesë e Ligjit dhe të obligohen të kyçen në sistemin e energjisë termike nëse është e paraparë me hartimin. Në këtë mënyrë do të mundësojmë edhe të gjitha kompanitë ndërtimore të funksionojnë në bazë të njëjtë dhe të kenë rregulla të njëjta të lojës dhe çmimin të cilin do ta paguajnë qytetarët të jetë më i ulët për banesat të cilat nuk kyçen në sistemin qendror për ngrohje”, tha Bislimoski dhe përkujtoi se KRRE e zvogëloi çmimin për kyçje në energjinë termike prej 3.160 denarë në 2.000 denarë për kilovat.

Theksoi se në vijim është procedura për zgjedhjen e partnerit publik për ndërtimin e rrjetit shpërndarës për gaz natyror në mbarë shtetin dhe shtoi se beson se deri në fund të këtij viti do të përfundojë procedura dhe do të fillojë proces serioz i gazifikimit.

Kryetari i Shoqatës së ndërtimtarisë në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Andrea Serafimoski theksoi se takimi i sotëm i punës me KRRE ka qenë konstruktiv dhe janë dakorduar bashkërisht të veprojnë gjatë krijimit të kushteve për ngrohje në ndërtesat në ligjin e ri për ndërtim.

“E mbështetëm idenë e kyçjes së detyrueshme. Deri më tani nuk është shqyrtuar nga shoqata jonë edhe pse janë shqyrtuar të gjitha të tjerat. Kjo është ide e re dhe tërësisht pajtohemi me të pasi që qëllimi kryesor ka kushte më të mira të cilat do t’ua ofronim blerësve dhe rregullimit të konkurrencës jolojale dhe cilësinë më të dobët gjatë ndërtimit të ndërtesave. Shpresoj se do të kemi sukses dhe se do të sigurojmë kushte më të mira për qytetarët. Cilësia e jetesës është qëllimi ynë dhe kemi devizë se jo lokacioni por cilësia e ndërtimit duhet të jetë prioritet për blerjen e njësive banesore dhe të gjitha patundshmërive të tjera”, tha Serafimovski.

Shfaqi shpresë se arsyet kryesore për moskyçjen e ndërtesave banesore në sistemin e organizuar për ngrohje janë, siç tha, prej arsyeve ekonomike pasi më shtrenjtë kushton kyçja në disa raste të caktuara të ngrohjes sesa për ngrohje me energji elektrike. shk/

 

Ngjarja paraprake

Pas aksionit në disa ‘mobil shop’ të Prishtinës, ATK-ja dhe Dogana sekuestrojnë mall pa dokumentacion

Ngjarja e ardhëshme

Ukraina planifikon të blejë 48 dronë SIHA nga Turqia

të fundit nga