Kroos: Kisha një plagë që duhej qepur me tri qepje

Toni Kroos foli për humbjen në “El Clasico në podcastin “Simply Mal Luppen”, duke e cilësuar një natë të hidhur, e cila “u kompletua” me një kontroll të gjatë antidoping së bashku me Vinicius, Piqué dhe Alban.

“Kjo e mbylli natën, duke qëndruar për një orë e gjysmë në kontrollin për doping. Humbja 0-4, një plagë e thellë për ne.

Në minutën e 80-të erdhi doktori dhe tha se kush do të shkonte për kontrollin e dopingut. Ishin gjithashtu Pique dhe Jordi Alba. Vinicius dhe unë ishim banda e humbësve, kështu që u lumturova shumë kur dola prej andej”.

Kroos u zëvendësua nga Camavinga kur po niste pjesa e dytë, por asgjë nuk dihej se çfarë do të ndodhte me të.

“Kisha një plagë që duhej qepur me tri qepje. Pashë që po më rridhte gjak, por nuk e vura re”, – shpjegoi Kroos.

“Vazhdova tya ndiqja lojën brenda dhe pashë 3-0 dhe 4-0. Sigurisht që ishte shumë e hidhur. Pas 0-1 loja shkoi në një drejtim, kjo ishte zhgënjyese. Në përgjithësi, ishte shumë e dobët deri në fund”.

Mesfushori gjerman dëshiron të fokusohet në garë e La Ligas:

“Duhet të ngremë kokën përsëri. Të gjithë do ta kishin nënshkruar këtë pozicion që kemi para sezonit. Prandaj duhet ta harrojmë El Clasicon e të shohim përpara. Gjithsesi, sezoni ka qenë shumë i mirë deri tani”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky thirrje shteteve aziatike: Bashkohuni për të ndalur cunamin e pushitmit brutal rus në Ukrainë

Story i radhës

Lajmërim i bujshëm i Bartyt

Të fundit nga