Kroaci, 49 viktima dhe mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 49 viktima dhe 3.164 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja Civile e vendit njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 17.814. Midis tyre, 1.944 pacientë janë në spital, nga të cilët 204 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 93.879 raste me koronavirus, nga të cilët 1.200 kanë vdekur, 74.865 janë shëruar, përfshirë 2.192 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht, 39.389 persona janë në vetë-izolim.

Deri më tani, 649.551 persona janë testuar, nga të cilët 8.770 në 24 orët e fundit.​​​​​​​



. .

Ngjarja paraprake

​Në Obiliq inaugurohet Pilot Projekti për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ri-përtëritshme

Ngjarja e ardhëshme

Zaharieva: Eurointegrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor është në dobi të Bullgarisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian