Kroaci, 18 viktima dhe 2.776 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kroaci u regjistruan 2.776 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 18 vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja Civile e Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive arrin në 14.031. Mes tyre, 985 pacientë janë në spital, nga të cilët 71 janë në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti i vitit 2020 kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci janë regjistruar 43.775 raste me koronavirus, nga të cilët 511 humbën jetën, 29.233 janë shëruar, nga të cilët 1.463 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.

Aktualisht 21.592 persona janë në vetëizolim. Deri më tani 475.994 persona janë testuar, nga të cilët 9.679 në 24 orët e fundit.



. .

Ngjarja paraprake

Sulm kibernetik kundër faqes së Institutit-Robert-Koch

Ngjarja e ardhëshme

MASH-i përgatit koncept të ri të materialeve mësimore dhe didaktike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian