Kriza ukrainase mund të spostohet në Ballkan? Ambasadori shqiptar paralajmëron zhvillime të bujshme

Konflikti në Ukrainë duket se mund të ketë pasoja direkte ose indirekte, edhe në rajonin tonë. Kjo, veçanërisht për marrëdhënien e afërt në politikat dhe ambiciet gjeopolitike të Moskës me Beogradin.

Sipas ambasadorit Agim Nesho, politika e Serbisë me kohë ka qenë ajo e një vendi kukull të Moskës në Ballkan.  

“Vuçiç është i vetmi president me të cilin Putin është takuar të paktën 12 herë, gjë që tregon se Putini e ka patur gjithmonë në vëmendje Ballkanin si një zonë e vjetër influence. Nga ana tjetër, Putinit i intereson të shfrytëzojë konfliktin e ngrirë të Beogradit me Prishtinën, për ta përdorur në interes të tij për zgjidhjen e të gjithë konflikteve të ngrira që ai tani po zbaton, si në rastin e republikave në Donbas”, thotë ai në “Debat”.

Sipas tij, politika e Vuçiç është e ngjashme me strategjinë ruse që parashikon mbrojtjen e hapësirës ruse. “Në Ballkan kemi mbrojtjen e hapësirave serbe, të teorizuara nga ministri Vulin. Asistenca e ambasadorit rus në rast të konfliktit mbi targat me Kosovën, tregon se ka një angazhim direkt për më tepër  që skenarët ukrainase janë të ngjashme dhe mund të përsëriten edhe në Ballkan”.

Por çfarë domethënie ka kjo për Kosovën, dhe në përgjithësi për politikën shqiptare? Sipas Neshos, “Vucic nuk tërhiqet nga një realitet i pakthyeshëm si pavarësia e Kosovës, por kërkon që kjo të negociohet dhe perëndimi të japë diçka, që palët të dalin win-win. Kambanë  alarmi për politikën shqiptare, që duhet të mbrojë vetë të drejtat e saj, duke hequr dorë nga një mënyrë e të bërit të politikes që privilegjon aspektet personale, duhet të mbajmë një pozicion të qartë” .

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pengmarrje në një dyqan në Amsterdam

Story i radhës

Nxënësit përleshen në shkollë, një dërgohet në emergjencë

Të fundit nga