Kriza në Armeni, protesta kundër qeverisë, SHBA dhe OKB thirrje për dialog

“Përpjekje për grusht shteti”,  kështu e cilësoi kryeministri i Armenisë aksionin e forcave të armatosura, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të kabinetit.

“Ushtria duhet t’i bindet popullit dhe autoriteteve të zgjedhura”,  tha ai para mijëra mbështetësve në kryeqytetin Jerevan.

Kundërshtarët nga ana tjetër vijojnë protestat.

SHBA u bëri thirrje palëve politike të gjejnë gjuhën e dialogut.

“Ne sigurisht që jemi të vetëdijshëm për zhvillimet e fundit në Armeni. Po e ndjekim situatën nga afër. Ne i nxisim të gjitha palët të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim përshkallëzues që çon në dhunë. U kujtojmë të gjitha palëve parimin themelor demokratik se forcat e armatosura të shteteve nuk duhet të ndërhyjnë në politikën e brendshme “, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Edhe Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për situatën në Armeni duke kërkuar vetëpërmbajtje

 “Është shumë shqetësuese për ne ajo çka po shohim në Armeni. Është shumë e rëndësishme që të dyja partitë të qëndrojnë të ruajnë qetësinë. Me bëjmë thirrje për përmbajtje, po inkurajojmë gjithashtu dialog  gjithëpërfshirës për të ulur tensionet dhe për të adresuar ndryshimet politike. Kjo duhet të bëhet me respekt të plotë për kushtetutën dhe procesin demokratik “, u shpreh Stephane Dujarric, zëdhënës i Kombeve të Bashkuara.

Ndjenjat anti-qeveritare u rindezën nëntorin e kaluar, pasi përfundoi konflikti me Azerbajxhanin për rajonin e Nago-Karabak.

Kryeministri Nikol Pashinyan, një ish-gazetar, mori detyrën pasi udhëhoqi një revolucion paqësor të vitit 2018 por kohët e fundit i ka mbijetuar disa përpjekjeve në parlament për ta shkarkuar.

Ngjarja paraprake

“S’po rrihet”, Samanta pozon joshëse nga vaska

Ngjarja e ardhëshme

U hoq në momentin e fundit nga lista, reagon aleati i Bashës: Ja e vërteta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian