Kriza e karburanteve dhe energjisë, Shehi ka një këshillë për qeverinë

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi, njëherësh kryetar i LZHK-së, ka komentuar situatën ekonomike në Shqipëri, për rritjen e çmimit të karburanteve, por dhe për alarmin se jemi para një krize të madhe energjetike.

Shehi ka këshilluar qeverinë që të marri borxh, dhe t’i vijë në ndihmë bizneseve duke mos i detyruar të paguajnë më shumë energji elektrike, por as mos e ndërpresë furnizimin me energji, në mënyrë që zinxhiri prodhues të vijojë të funksionojë.

‘Do i jap një Këshillë kësaj qeverie. I kanë menaxhuar keq çdo krizë, janë të pazotë dhe të korruptuar. Po vjen një ditë shumë e vështirë për Shqipërinë, jo gjithmonë do na ndodhet dhe Europa pranë, jo gjithmonë populli nuk e di sa kanë harxhuar.

Kanë marrë borxh për budallallëqet më të mëdha. Këshilla është kjo, ne do ti shkojmë edhe sikur të hyjmë në borxhe të reja, ta kalojmë tavanin, të mos lejojmë të ndërpritet zinxhiri prodhues, sepse ditën që do ndërpritet nuk do riprodhohet më. Mos marri më borxh për PPP-të, por të marri para për energjinë elektrike, por mos thyhet në dysh sistemi prodhues dhe mos këputet zinxhiri fiskal”, deklaroi Shehi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haradinaj: Kurti e ka kthyer në lojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Story i radhës

Banorët e rrethuar të Mariupolit në luftë për mbijetesë

Të fundit nga

Partizani mposht Lubotenin

Partizani ka mposhtur Lubotenin në përballjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Ligës “Gjergj Kastrioti”,

AlbanianMacedonianEnglish