Kritikohet

Cristiano Ronaldo është duke dhënë shembull të keq në Manchester United, thotë ish-lojtari i djajve të kuq Paul Ince, i cili beson se ylli portugez ka tërhequr shumë vëmendje nga pjesa tjetër e skuadrës.

Në verë Ronaldo u kthye me bujë të madhe në shtëpinë ku kishte bërë emër dikur, por kthimi i tij në Old Trafford është shndërruar dalëngadalë në një ankth në muajt e fundit.

Sepse ai është duke e përjetuar periudhën më të gjatë pa shënuar gol në 13 vitet e fundit.

37-vjeçari wshtw duke shprehur ndjenja pakënaqësi e hutimi dhe Ince e pranon se Ronaldo tani është lojtar tjetër nga ai që dikur e kishte hijeshuar klubin.

Ai ka dështuar që me qëndrimin e tij t’i frymëzojë bashkëlojtarët e vet në vështirësi këtë sezon.

“Ky nuk është Ronaldo i para 19 viteve, kur erdhi për herë të parë në Old Trafford – ky është 37-vjeçari Ronaldo”, tha Ince.

“Kur njerëzit thonë se ai do të jetë shumë i mirë për klubin dhe të rinjtë, mendja do të shkojë se ashtu do të jetë. Por ai po ia fut vrap drejt zhveshtores dhe po e shpreh zemërimin dhe zhgënjimin si një kalama”, nënvizoi Ince

Ai shtoi: “Për mua, ky është shembull i keq”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

T’i mësojmë fëmijët me punë shtëpie

Story i radhës

Efekti “Nocebo”/ Pasojat psikologjike të vaksinimit

Të fundit nga