Kritikat e DASH dhe “Freedom House”, Gjipali: Pandemia ka ndikuar tek liritë themelore

Në të njëjtën ditë, Departamenti i Shtetit dhe “Freedom House” kanë publikuar raportet për luftën ndaj krimit dhe lirinë. Nga vlerësimi me 67 pikë në 2019, për vitin 2020 në vlerësimin e “Freedom House” Shqipëria merr 66 pikë dhe renditet në listën e vendeve pjesërisht të lira.

Episode të tjera, të cilat kanë penalizuar progresin është vrasja e të riut Klodian Rasha për shkeljen e urdhrit për orën policore dhe shembja e Teatrit Kombëtar në maj të viti të shkuar. Drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali thotë se pandemia ka ndikuar përgjithësisht në shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore në vendet e Balkanit, ku rendiet edhe shqipëri.  

“Ballkani përgjithësish ka ulje në renditje është vërejtur edhe vakti i pandemisë, i cili ka ndikuar tek liritë dhe të drejta themelore në të gjithë vendet e Ballkanit dhe në Shqipëri përmenden protesta që janë bërë për teatrit apo dhe vrasjen e Klodian Rashës nga policia, ku pati protesta që nuk u realizuan në mënyrën e duhur dhe pikërisht për këtë ka pasur ulje pike. Në shumicën e vendeve ka ulje dhe prekje e indeksit të demokracisë”, tha ai.

Shqipëria në raport renditet tek vendet pjesërisht të lira, ndërsa për z. Gjipali ky klategorizim tregon se institucionet tona nuk janë të shëndosha.

“Rreziku është i lartë, sepse kjo tregon se ne nuk kemi institucionet të shëndosha. Çdo vit kemi humbur nga një pikë dhe është një trend pozitiv dhe këto vend mund të keqësohen në raste të krizave politike”, tha Gjipali.

Lidhur me raportin e DASH, i cili theksonte se Shqipëria nuk ka bërë përparime të dukshme në luftën kundër pastrimit të parave dhe trafikut, z. Gjipali thotë se ky mospërparim ka ardhur për shkak se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar akoma rezultatet e duhura.

“Po pikërisht, se mendoj se arsyeja kryesore është se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar rezultate e duhura. Raporti, që fokusohet tek pastrimi i parave, ku thotë se nuk ka progres të dukshëm për shkak të mungesës së rezultate të reformës në drejtësi, por gjithsesi institucionet po ngrihen”, shtoi ai.

Ngjarja paraprake

Kontrabandistët hedhin në det emigrantët, raportohen 20 viktima

Ngjarja e ardhëshme

Bulliqi e cilëson akt vandal dëmtimin e pllakës së heroit Ali Ajeti dhe llogos së UÇK-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian