Kristjan Asllani kalon në pronësi të Interit

Kristjan Asllani lojtar i Interit në të gjitha aspektet.

Në derbin e Madonninas mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 93-të dhe me fitoren e arritur ndaj kuqezinjve është plotësuar një nga pikat e marrëveshjes mes Interit dhe Empolit për blerjen përfundimtare të kartonit të 21-vjeçarit.

Pika e parë e marrëveshjes parashikonte shlyerjen e detyrueshme të mesfushorit shqiptar pas pikës së parë të fituar në kampionat, duke filluar nga 2 shkurti 2023.

Në fakt, Interi fitoi jo një por tri pikë.

Asllani iu bashkua Interit në formë huazimi për 4 milionë euro nga Empoli e tashmë Interi është i detyruar të paguajë edhe 10 milionë plus 2 milionë bonuse për kartonin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Goditje e rëndë për Lubotenin, humb ndeshjen me rezultat zyrtar

Story i radhës

Pesë sinjale se jeni më inteligjent se të tjerët

Të fundit nga