​Kris Jenner përshëndet “nënën e mrekullueshme” Jennifer Lawrence

Kris Jenner i ka dërguar një mesazh të ëmbël Jennifer Lawrence përmes rrjeteve sociale.

Aktorja fituese e çmimit Oscar mbushi 32-vjeç të hënën, dhe Kris e ka uruar në Instagram.

“Gëzuar datëlindja për vajzën time të bukur Jennifer Lawrence!!!! Mami, gruaja dhe e dashura e mrekullueshme! Të dua shumë”.

Jennifer, e cila u martua me Cooke Maroney në vitin 2019, ka qenë mike me Kris (66) prej vitesh.

Në fillim të këtij viti, Kris madje e krahasoi aktoren me një nga fëmijët e saj.

“Ajo është e bukur, është një shoqe shumë e mirë dhe jam shumë krenare për të. Ajo është si një nga fëmijët e mi. Jam shumë e bekuar që e kam në jetën time dhe ajo është shumë e lumtur.”

Jennifer ishte një fanse e madhe e “Keeping Up with the Kardashians” para se të bëhej mike me familjen Kardashian/Jenner.

“Unë i kam shikuar ato për 11 vjet, kështu që jam rritur me ta dhe i njoh të gjitha personalisht”, tha ajo.

Jennifer pranon se ka preferuar më tepër të shikojë familjen Kardashian sesa The Real Housewives.

“Ato zihen gjatë gjithë kohës. Ka diçka më ngushëlluese te Kardashianët,” tha Jennifer.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Milani merr lajmet të mira

Story i radhës

Gjermania kthen ushtrinë në Bosnje

Të fundit nga