kriptomonedha e donald trump arriti nje vlere tregu prej 15 miliarde dollaresh ndersa bitcoin prek rekorde te reja 678e1c95022c6

Kriptomonedha e Donald Trump arriti një vlerë tregu prej 15 miliardë dollarësh ndërsa Bitcoin prek rekorde të reja

January 20, 2025
1 minut lexim

Kriptomonedha e re e krijuar prej Donald Trump u rrit ditën e Hënë në një vlerë tregu prej 12 miliardë dollarësh duke gjeneruar miliarda dollarë volum tregtar ndërsa Bitcoin preku një rekord të ri disa orë më vonë përpara se ish-presidenti Amerikan të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Lançuar ditën e Premte, memecoin i Trump, njohur edhe si $TRUMP, u rrit në 58.56 dollarë mëngjesin e së Hënës duke i dhënë një vlerë tregu prej 11.7 miliardë dollarësh dhe renditur si kriptoaseteti i 18 më i madh në botë. Gjatë fundjavës preku nivelin rekord të 75.08 dollarëve dhe një vlerë tregu prej 15.02 miliardë dollarë.

Gjatë 24 orëve kriptomonedha pati një volum prej 52.5 miliardë dollarësh. Ditën e Premte ai lançoi tokenin dixhital me një brend ku shfaqej një imazh i tij gjatë atentatit në Korrik.

Melania Trump gjithashtu lançoi kriptomonedhën e saj ditën e Dielë duke prekur vlerën 12.03 dollarë dhe vlerë tregu prej 1.9 miliardë dollarë.

Ndërkaq Bitcoin arriti një nivel të ri rekord prej 109.071 dollarësh sipas CoinMarketCap. Gjatë këtij muaji kriptomonedha më e madhe në botë u rrit me 10 përqind.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vlen sela u be zedhenesi i heshtur i ahmetit 6737b5aed0040
Story i mëparshëm

VLEN: Krimi e korrupsioni nuk kanë përkatësi etnike

rade trajkovskit shtekli i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditesh 678e1cd10ab5a
Story i radhës

Rade Trajkovskit Shtekli i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë