krimet zgjedhore kryeprokurori olsian cela sfide hetimi dhe ndjekja penale 67ab2d85da22f

Krimet zgjedhore/ Kryeprokurori Olsian Çela: Sfidë, hetimi dhe ndjekja penale!

February 11, 2025
1 minut lexim

Kryeprokurori Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kanë zhvilluar një takim sa i takon masave që do të marrin me qëllim për të goditur krimet zgjedhore.

Në një komunikim për mediat, Çela u shpreh se sfida vazhdojnë të mbeten “hetimi dhe ndjekja penale”.

Ai tha se masat synojnë rritjen e eficencës që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes institucioneve. “Ka raste të suksesit, por ka edhe gjëra që nuk kanë shkuar mirë”- tha Cela.

“Ka shumë për të bërë, mund të bëhet edhe më mirë. Prokuroria është përpjekur të bëjë maksimumin sa i takon krimeve zgjedhore.

Ka raste të suksesit, por ka edhe gjëra që nuk kanë shkuar mirë.

Ne këtë vit kemi vendosur të ndërmarrim një sërë veprimesh që synojnë në rritje të eficenës që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes institucioneve.

Javën e kaluar pata një takim me drejtorin e policisë dhe diskutuam si do organizohemi gjatë procesit zgjedhor që të sigurojmë një përgjigje efikase ndaj fenomenit të krimit zgjedhor.

Ashtu si sot në diskutimin që kisha me kreun e KQZ kemi për objektiv të rrisim maksimizojmë eficën e ndërveprimit të KQZ dhe prokurorisë. Ajo që ne synojnë është transmetimi i shpejtë i informacionit, vlerësimi në kohë reale ndaj cdo sinjalizimi për cdo shkelje që bëjnë vepër penale.

Prokuroria funksiononi brenda kuadrit ligjor në fuqi. Cdo masë që do merret do jetë brenda asaj që mundëson kuadri ligjor. Masat synojnë të jenë gjithë përfshirëse”, tha Çela.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

eshr jane vertetuar dobesi ne punen e regjistrit qendor qe ndikojne ne realitetin e raporteve financiare per vitin 2023 67ab28959f664
Story i mëparshëm

ESHR: Janë vërtetuar dobësi në punën e Regjistrit qendor që ndikojnë në realitetin e raporteve financiare për vitin 2023

kqz tregon kur nis numerimi i votave te deputeteve 67ab371e6d5a6
Story i radhës

​KQZ tregon kur nis numërimi i votave të deputetëve

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
ShkoLartë