Krimet serbe në Moravë të Epërme 1999

Nga të dhënat e ofruara nga terreni në Komunën e Vitisë, rezulton, se janë vrarë nga periudha prill 1999 – qershor 1999 gjithsejtë 29 persona. Ushtria serbe ku merrnin pjesë edhe ushtarë rusë, rumunë, romë dhe grupe të tjera paramilitare, kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm në vende të ndryshme dhe fshatra të Vitisë. Hysen Ymeri anëtar i Komisionit Komunal për Evidentimin e Krimeve të Luftës shpjegon, se ka të dhëna e prova të mjaftueshme për krimet e kryera në Komunën e Vitisë.

Forcat ushtarake serbe të ndihmuara edhe nga policia dhe grupet paramilitare kishin vrarë civilë të pafajshëm, duke i djegur edhe kufomat e tyre, shtëpitë, dhe plaçkiturdhe djegur shtëpitë . Komuna e Vitisë dhe sidomos familjet e viktimave kanë bërë përgjegjës për krimet, vrasjet, rrahjet, dhunimet, plaçkitjet dhe djegiet e shtëpive ish kryetarin e Komunës Vesko Periqin. Ky serb i dyshuar gjatë nisjes së aksioneve u thoshte paramilitarëve: ”Çdo grua shqiptare patjetër duhet që brenda një viti ta lind nga një serb”. Nga të dhënat e ofruara nga terreni në Komunën e Vitisë, rezulton se janë vrarë, nga periudha prill 1999 – qershor 1999 gjithsej 29 persona. ,,Ushtria serbe ku merrnin pjesë edhe ushtar rus, rumunë, romë dhe grupe paramilitare kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm në vende të ndryshme dhe fshatra të Vitisë’’, raporton ,,Rajonipress’’. Sipas “ Dosjes së Vitisë ” plaçkitje te shtëpive, bizneseve, tortura fizike, vrasje janë bërë në shumicën e fshatrave të Komunës së Vitisë, si në fshatin Lubishtë, Gjylekar, Sllatinë e Eperme, Verban, Sadovinë e Jerlive,Trestenik, Kabash, Devajë, Debëlldeh, Drobesh, Novosellë, Radivojc, Shushtë, Smirë, Pozheran, Ramjan, Tërpezë, Beguncë, Binçë etj. Në të gjitha vrasjet forcat serbe kanë përdorur metodat më çnjerëzore, deri tek dhunimi i grave dhe vajzave të reja.

Dëbimi i popullatës nga shtëpitë e tyre prej ushtrisë barbare serbe 1999

Dëshmitarët e këtyre ngjarjeve, por edhe Komisioni për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Viti i kanë identifikuar si të dyshuar serbët Goran Vasiq nga Tërpeza, komandant i stacionit policor në Viti, Jakov Jakovleviç inspektor i sigurimit shtetëror dhe tërë aparati shtetëror i sigurisë, ushtria, policia, mbrojtja territoriale si dhe njësitë paramilitare, komandanti i policisë në Viti Goran Vasiq nga Terpeza zëvendësi i tij Aca Angjellkoviq nga fshati Novosellë, komandanti i stacionit të policisë në Kllokot nga Mila nga Zhitia, komandanti i mbrojtjes territoriale për Viti, Nikolla Daniq, zëvendësi i tij Stanisha Gjokiq nga fshati Novosellë. Ish kryetari i Komunës se Vitisë Vesko Periq dhe ish shefi i sigurimit shtetëror për Anamoravë Bozha Trajkoviq. Dëshmitarët në të shumtën e rasteve identifikuan edhe udhëheqësit e njësive paramilitare, si Goran Maksimoviq-Truba nga Kllokoti, Zhika nga Vitia, Ivica Mlladenoviq nga Kllokoti, Bllazha nga Kllokoti. Këto grupe paramilitare kishin nofkat e tyre. Si njësi paramilitare janë identifikuar: ,,Togu i tmerrit’’ me në krye Mikica Mihajloviqin nga Pozherani, Detektivno Operativna Grupa DOG, Sveta Marinkoviq nga Kllokoti, Sreçko nga Zhegra, Lubisha Bosiq nga Mogilla. Nenadi nga Tërpeza, Dragani automekanik nga Parteshi i Gjilanit si dhe Rambo nga Gjilani. Sipas dëshmitarëve dhe sipas informacioneve që janë mbledhur nga terreni, grupi i paramilitarëve serbë i cili kontrollohej nga ushtria serbe, zullumin e kishte nisur fillimisht në fshatin Radivojc, ku serbët e njohur me nofkat “Trajku”, “Truba”, “Sveta”, “Novica”, “Dragoljubi”, “Vitku”, kishin djegur e plaçkitur 51 shtëpi, dëme të konsiderueshme, ku ishin shkaktuar si Hazir Hazirit i ishte djegur shtëpia dhe punëtoria, dy argjendarëve, Hazir Haziri dhe Adem Shahini iu ishin djegura shtëpitë tërësisht, Shefqet Zeqirit katër shtëpitë dhe punëtoria. Shtëpitë iu ishin djegur edhe Mustafë Zeqirit, Bajram Zeqirit, Merxhan Eminit dhe Shiqëri Eminit. Në këtë aksion të tyre vritet edhe mësuesi Nazmi Salih Pajaziti 1945 në Radivojc, të cilin e vrasin në shtëpinë oborrin e Zija Pajazitit. Dëshmitarja e rastit Selvete Pajaziti thotë, se Nazmiu është vrarë nga forcat paramilitare serbe në prag të shtëpisë, ndërsa vrasja ka ndodhur në prezencën e familjes. I njëjti grup i serbëve vazhdojnë dhunën edhe në fshatin Skifteraj. kishin nevojë për ndihme mjekësore, të cilën ua ofruan mjeket Dr. Sadik Rashiti, Dr. Jashar Ramadani, Në këtë fshat vriten gjashtë persona më 15 prill 1999. Të vrarët janë, Sahide Ramadani 1940, Hatixhe Ali Mustafa 1942 e lindur në Cërrnicë, Shkurte Xhavit Sadiku 1990, Gjylekar- nxënëse, Malsore Xhavit Sadiku 1995 në Gjylekar –fëmijë, Selami Ismajli 1976, në Gjylekar, Mehmet Ismajli 1980 në Gjylekar.

Sipas dëshmive Selami Ismajli dhe Mehmet Ismajli janë gjetur të djegur në odën e Danush Sadikut ku së bashku me viktimat e tjera janë varrosur në afërsi të fshatit Stubëll të Ulët. Në këtë masakër janë plagosur edhe Drenushë Xhavit Sadiku, Senihate e Ramize Ramadani si dhe Faton Ramadani i moshës 4 vjeçare, është plagosur rëndë edhe plaku Rexhep Rexhepi dhe është torturuar fizikisht Sylejman Sadiku, banorët e fshatit Gjylekar nga dhuna e ushtruar ishin të detyruar që t`i lëshonin shtëpitë e tyre dhe të dalin në vendin e quajtur “Therrali”. Kushtet për qëndrim ishin te tmerrshme, derisa forcat paramilitare kishin plaçkitur dhe djegur shtëpitë dhe pasurit e tyre. Gjate qëndrimit te tyre ne mal ata kishin nevojë për ushqime e veshmbathje, por me se shumti dr Rrahim Avdiu, Musli Haxhiu anasteziologu, si dhe për barnat te cilat nuk I kishin, sepse aty kishte shume fëmijë, plaka e pleq te sëmur, vëllezërve te tyre ne ndihme ju dolën banoret e fshati Stubell e Epërme. Xhavit Sadiku profesor i gjuhës shqipe të cilit në masakrën e Gjylekarit nga forcat serbe i janë vrarë dy vajzat Malësorja dhe Shkurtja thotë se janë detyruar që fëmijët e vrarë t`i lënë të shtrirë për të shkuar e për t`i marrë natën. “Nuk e di kush i vrau fëmijët e mi, por e di që ka pasur mijëra ushtarë serbë, policë e paramilitarë, atë ditë në fshat” shprehet Xhaviti. Më 5 janar 1999 nga dora e zezë vritet ne rrugën Ferizaj –Dardani Faruk Hazir Mureseli nga fshati Tërpezë i Vitisë 1978 si dhe janë plagosur rëndë Sedat Selimi 1979 dhe Ferdin Murseli 1976. Në Fshatin e Ri, pasi paramilitarët e kishin dëbuar me dhunë popullatën. Më 5 prill 1999 pushkatohet Rrustem Ilaz Zeqiri 1920. Për këtë vrasje dëshmitarët përgjegjës e kanë bërë mësuesin Stanimir Stojadinoviq, Stanimir Stefanoviç. Në fshatin Tërstenik forcat serbe më 6 prill 1999 kanë vrarë, plaçkitur e djegur shumë shtëpi dhe vrarë qytetar te pafajshëm. Të vrarët janë : Ruzhdi Nezir Nuredini 1936 ne oborrin e shtëpisë se tij, ne prezencën e familjes Nazife Hamit Hajdari 1946, Sabri Salihu. Në këtë fshat janë djegur 10 shtëpi. Dëshmitarët e gjallë për këto vrasje edhe pse të maskuar kanë arritur ta identifikojnë Vule Millosheviqin, Radovanin inspektor në SPB e Ferizajt nga fshati Tankosiq, Lubisha nga fshati Varosh si dhe inkasantët e rrymës Zharko Gjorgjeviq nga fshati Remnik i Ri. Sipas dëshmitareve, Ruzhdi Nuredini është vrarë më 6 prill 1999 në ora 9 e 30 minuta në oborrin e shtëpisë së tij nga forcat serbe ne prezencë të familjareve. Në fshatin Smirë, sipas dëshmitarit Nexhmedin Hetemi, ka pasur të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur. Ky fshat kishte rezistuar mjaft. Nga forcat serbe kanë gjetur vdekjen këta persona: Ilvi Demiri, pjesëtar i UÇK-së, Mirali Ymeri, pjesëtar i UÇK-së, Skënder Salihu, pjesëtar i UÇK-së, Hebib Ymeri, pjesëtar i UÇK-së, Ramadan Kadri Berati i lindur 1954, Zylfi Sadri Agushi 1953. Në këtë fshat është plagosur Nezir Sadiku, ndërsa janë plaçkitur dhe djegur shume shtëpi. Sipas dëshmitarëve në aksionin e vrasjes kanë marrë pjesë serbët e dyshuar si: Zharko Jokiq dhe Millosh Jokiq nga Gushica, Nenadi nga Kllokoti, Zhika Milkiq nga Binça, Kiro Stefanoviq nga Gërmova, Peda nga fshati Gërqar. Në fshatin Lubishtë, forcat e shumta ushtarake policore dhe paramilitare kane plaçkitur djegur dëbuar nga shtëpitë e tyre popullsinë e pafajshme dhe nga ky aksion i forcave te sigurisë serbe ka pasur të vrarë e të plagosur, e ata janë: Xhemajl Ademi, Sali Salihu, Gani Nura, Kemajl Azizi, Ramadan Riza Hajdari 1931, Hajriz Brahim Hajrizi 1947, Hajdin Veliu, Imri Idrizi, Sylbije Arif Metushi 1907, Imer Shabiu. Muhamet Muharremi i masakruar pastaj i pushkatuar, Musafë Shema, Riza Nura i moshës 70 vjeçare është gjetur i djegur. Banorët e Lubishtës kanë identifikuar serbët e dyshuar Dragan Nikoliq me profesion stomatolog nga Gërçari i Vitisë, Zoran Angjelkoviq, Zhika Mikiqi dhe Zvonko Bociqi nga Mogilla. Hajriz Brahim Hajrizi sipas dëshmitarëve është vrarë më 16 prill 1999 derisa forcat serbe po i depërtonin popullsinë civile për në Maqedoni. Dëshmitari Ibish Hajrizi thotë se Hajrizi është ndarë nga kolona dhe është zhdukur pa gjurmë. Dëshmitarët vetëm kanë dëgjuar krismat e armëve të ushtrisë serbe, ndërsa kufoma e të ndjerit është gjetur nga familjarët pas tre muajve. Sipas dëshmitarit Avni Hajdari, Ramadan Riza Hajdari është vrarë më 7 qershor 1999 derisa ai ishte kthyer nga Maqedonia për të shikuar shtëpinë e tij. Në Debëllde has në forcat serbe ku edhe vritet dhe varroset në fshatin Gërlicë. Dëshmitari Avni Hajdari ka thënë se forcat serbe janë munduar që t`i humbin gjurmët e krimit. Edhe, Ahmet Jahi Rama 1972 është vrarë më 7 qershor 1999, duke e kaluar kufirin Kosovë – Maqedoni, tek vendi i quajtur “Kopilaçë”. Në këtë fshat janë djegur 26 shtëpi. Në fshatin Pozheran kishte mbi 20 mijë qytetar te zhvendosur nga fshatrat e komunave tjera, si Gjilanit, Kamenicës, Ferizajt si dhe disa fshatrave te Komunës së Vitisë, forcat e sigurisë tani me kishin vendosur në shënjestër këtë fshat pas strehimit të të zhvendosurve të fshatrave tjera, nëpër lagjet e këtij fshati ishin torturuar plaçkitur e djegie të shtëpive si dhe ishin dëbuar së bashku me të zhvendosurit i tërë fshati më së keqi e kishin pësuar torturën fizike Ibrahim Kurteshi së bashku me motrën e tij doktoreshën Drita, e cila nuk kurseu asgjë nga vetja për t`i dhënë ndihme mjekësore atyre që ishin torturuar fizikisht Hazir Rexhep Pira, Bejtulla Halabaku, Kadri Halbaku, Raif Alidema, Sadulla Alidema, Fazli Shaqiri, Sami Halabaku, Sadik Zuka, Halit Dragobuzhda, dëshmitarët nga ky fshat përgjegjës për këto tortura i bëjnë vëllezërit Nenad e Predrag Mirkoviq si dhe Mikica Mihajlloviqin serb lokal të këtij fshati. Nga ky fshat është pushkatuar Shefqet Ramiqi ne fshatin Kabash. Nga ky fshat është vrarë edhe Mejdi Korrani në Koshare ushtar i UÇK-së në brigadën 139. Në fshatin Devajë të Vitisë, më 8 maj 1999 është vrarë Ramiz Kadri Bajrami 1945. Sipas dëshmitares Zymrije Bajrami, Ramizi është rrahur keq nga policët serb, ku nga kjo torturë Ramizi ka vdekur.

Edhe në fshatin Sadovinë e Jerlive janë vrarë Gursel Sylejmani, pjesëtar i UÇK-së, Bajram Sylejmani, pjesëtar i UÇK-së dhe Bekim Sali Miftari i lindur më 30.04.1973. Në këtë fshat janë torturuar fizikisht Riza Sylejmani dhe Selman Imeri. Edhe në lagjen e Shushve janë pushkatuar më 5 prill 1999 Isuf Aziz Hyseni 1936. Jakup Aziz Hyseni 1943. Për këto vrasje ka dëshmuar Mirvete Hyseni. Dëshmitarët e bëjnë përgjegjës Zoran Angjellkoviq veterinar. Jakup Hyseni ishte i hendikepuar, të njëjtit i ishin prere dy këmbët. Në fshatin Kabash, pas dëbimit të të gjithë qytetareve shqiptar, kishte filluar plaçkitja e pasurisë, djegia e shtëpive, ku forcat serbe kishin djegur 40 shtëpi. Janë torturuar mizorisht qytetar te shumte e me se keqi e përjetuan familja Haxhiu, së cilës i ishin djegur 7 shtëpi, kurse u torturuan plaku Nexhip Haxhiu, ku nga plagët e marra pas një muaji kishte vdekur. Të torturuar ishin e djemtë e tij Mitati, Ramizi, Shukriu, Izeri, nipi i tij Durakusi dhe Murat Haxhiu, të cilin serbet e kishin torturuar mizorisht. Përgjegjës për këto tortura dëshmitarët e bëjnë paramilitarin te quajtur Zhika pronar i fabrikës për prodhimin e armaturës ne fshatin Drobesh i njohur për qëndrime antishqiptare edhe para lufte. Gjatë këtij aksioni është plagosur Osman Osmani dhe është vrarë Shefqet Ramiqi, kurse më vonë u bë e ditur se janë vrarë Daut Zenuni nga fshati kabash dhe Zylfi Agushi nga fshati Smirë. Janë torturuar fizikisht edhe janë torturuar edhe shumë qytetar të tjerë. Dëshmitarët Ali Ibishi dhe Nikoll Doda dëshmuan për këto ngjarje. Në fshatin Debëllde ka pasur të plagosur, janë djegur 12 shtëpi si dhe është plaçkitur e tërë pasuria. Të plagosur më 6 dhe 30 maj 1999 janë, Ismet Ilazi 1968, Zijadin Rrahmani 1973. Edhe në fshatin Sllatinë e Epërme ishin te vendosur mbi 20 mije qytetarë, të cilët ishin larguar nga trojet e tyre dhe kishin gjetur strehim ne Sllatinë. Të zhvendosur kishte nga Komuna e Ferizaj, Kaçanikut, Gjilanit, Kamenices, Lypjanit e Vitisë. Vendasit bënë te pamundurën që vëllezërve të tyre të ju dalin në ndihmë, që ti strehojnë. Në këtë fshat tani më është formuar edhe shtabi emergjent, në kuadër të së cilës gjendej edhe komisioni, i cili kujdesej për shëndetin e te gjithë atyre te cilët kishin nevojë, e qe ne fakt nuk ishin të paktë. Kontributi i qytetareve sllatinas ishte i madh dhe ajo qe vlen te veçoheshin ishte kontributi i mjekeve Dr Farush Mjku, Dr Xhemajl Arapi e dr. Nazim Dauti. Me 25 Maj 1999, duke filluar nga ora 09:30, forcat e shumta policore ushtarake dhe paramilitare kishin rrethuar Sllatinën e Epërme, me qellim qe ti zhvendosin nga ky fshat jo vetëm ata që ishin nga fshatrat tjerë, por edhe vendasit. Në këtë aksion printe inspektori i sigurimit shtetëror Jakov Jakovleviq, komandanti i stacionit policor në Viti Goran Vasiq. Qytetarë të shumtë ishin plaçkitur, torturuar dhe më në fund dëbuar nga shtëpitë e tyre. Nga ky fshat kishte edhe te burgosur, si Avni Jashari nga fshati Banull i Komunës se Lypjanit. Ai kishte qëndruar në burgun e Gjilanit, të cilët ishin dënuar në Gjykatën Komunale ne Viti, e cila ishte vendosur gjatë kohës së luftës në shtëpinë e mallrave në katin e dytë, e kryetar i kësaj gjykate famëkeqe ishte Boshko Saviq. Gjyqtarët Dragan Nikoliqi e Dragan Arsiqi, ky i fundit gjyqtar aktual në Gjykatën Themelore Dega në Viti. Se gjithçka ishte planifikuar, shihej se gjate aksionit te tyre ku kishin filluar dëbimi maltretimet fizike dhe djegiet e shtëpive, keq e kishin pësuar vëllezërit Xhelal, Remzi, Fevzi, Hevzi Dauti, të cilëve u ishin djegur katër shtëpi, te cilat deri ne atë kohë shërbenin si shkolla për nxënësit shqiptar të fshatit. Të njëjtëve i ishte djegur edhe punëtoria dhe plaçkitur dy kamion. Gjate aksionit ishin torturuar rëndë Islam Ajvazi, Januz Salihu, Sami Qosa, Baki Ymeri dhe Ali Aliu. Nga ky fshat është vrarë (masakruar) Saqip Hoxha, në Koshare është vrarë Nijazi Rexhepi, ushtare i UÇK-së. Në fshatin Vërban të Vitisë, pikërisht më 9 maj 1999, paramilitarët serb vranë para shtëpisë së tij Rexhep Halim Emërllahun 1972. Për këtë vrasje banorët e Vërbanit publikishtë patën iniciuar kallëzimin penal kundër Millosh Jokiqit nga Gushica e Vitisë dhe romit Agim Ajeti. Millosh Jokiq i udhëhequr nga paramilitarët e tjerë është përgjegjës edhe për vrasjen e Ramadan Kadri Beratit nga Smira e Vitisë 1954. Dëshmitarët, Millosh Jokiqin e bëjnë përgjegjës edhe për dhunime, plaçkitje, djegie të shtëpive. Ne fshatin Germovë, me 4 Maj 1999, aty rreth orës 13:10 paramilitaret dhe forcat e tjera policore-ushtarake kishin rrethuar këtë fshat dhe aty filloj tortura plaçkitja dhe djegia e shtëpive dhe dëbimi qytetarëve. Grupit të paramilitarëve u printe Nebojsha Jokanoviq. Në këtë grup ishin edhe: Marko Radenoviq pylltar, Millosh Vaseviq, Goran Ristiq, Zoran Aleksiq, Momqillo Vaseviq Buqko Ristiq roje në fabrikën e baterive në Gërmove, Dushko Dinqiq, Sllavko Vaseviq, Serxhan Arizanoviq, Bora Dinqiq, Lubisha Dinqiq, Sinisha Dinqiq, Zoran Petroviq, Pera Petroviq, Nenad Petroviq, Qeda Petroviq, Dragisha Dinqiq, Nishko Dinqiq inspektor i SPB-së në Gjilan, Pepi Marko Angjellkoviq, Aca i Stanojkit, Sllobon Aleksiq. Të gjithë këta u angazhuan qe te pastrohet fshati Germovë dhe Drobesh nga shqiptaret dhe pas gjithë këtyre torturimeve ata u detyruan të nisin drejt fshatrave Sllatine e Poshtme dhe Sllatine e Epërme, ku dhe u strehuan. Qyteti i Vitisë në këtë kohe ishte zbrazur dhe kishin mbetur disa shqiptare te ngujuar ne shtëpitë e tyre, duke mos guxuar te dalin nga shtëpitë për shkak rrezikut se do te vriteshin. Paramilitarët serb te formacioneve te ndryshme filluan qe shtëpitë e shqiptareve t’i plaçkitnin e pastaj edhe t’i djegin. U plaçkit shtëpia shkollë, ku aty mësonin nxënësit shqiptar dhe ishte objekti I shoqatës “Nënë Tereza”, ku shqiptaret merrnin ndihma mjekësore, pronari i së cilës ishte Hajriz Lubishtani. Në fshatin Mogillë pati dëbime të shqiptareve, rrahje, maltretime dhe djegie të shtëpive nga forcat paramilitare, te cilëve u printe Dragolub Zhivko Gjuziq, me nofkën “ARKANI”.

Me ta ishte Zoran Kerqmaroviq, Drazha M.Koiq, Gjaja S. Nojkiq, Luba Bosiq, të cilët kishin plaçkitur, djegur e shkatërruar gjithçka qe ishte shqiptare. Bazuar në dëshminë e dëshmitarit Rajkoviq Serba nga Kllokoti, qendër e koordinimit te njësiteve paramilitare-policore ishte fshati Kllokot. Në këtë qëndronin dhe merrni urdhra edhe nga shërbimi i sigurimit shtetëror, i cili zyrat i kishte në ndërtesën e banjës se Kllokotit. Nga aty merrnin instruksionet nga ish shefi i sigurimit shtetëror Bozha Trajkoviq. Sipas këtij dëshmitari, një grupi i paramilitareve u printe Goran Maksimoviq-Truba. Në këtë grup te tij ishin edhe paramilitar te tjerë si: Bora Stankoviq, Gjoka Spasiq, Vllada Spasiq, Trajan Trajkoviq, Toma Tomiq, Qeda Maksimoviq dhe dy djemtë e tij, Rade Marinkoviq, Dragan Stojenkoviq-Gane, Zhivojn Mirkoviq, Mladen Mirkoviq, mesuesi Petar, djali i tij Bobani, Gjorgje Spasiq, Simiq Gjorgje, Ilija Tasiq me djalin e tij Lubisha Tasiq, Vlade Stejkoviq, Periq Sllobodan, Mile Tasiq, Dragi Stankeviq, Zoran Svillanoviq. Ky grup i këtyre paramilitarëve, sipas dëshmitarit kanë plaçkitur, rrahur e maltretuar shqiptaret e pafajshëm në fshatin Radivojc, Budrike, Gjylekar Zhiti, Balancë, Pozheran. Sipas dëshmitarit, shtëpitë e plaçkitura dhe te djegura ne fshatin Radivojc e Gjylekar janë vepër e këtij grupi te cilëve u printe paramilitari me nofkën TRUBA, i njohur për veprime te tij antishqiptare edhe para lufte. Nga dëshmitë të cilat janë mbledhur menjëherë pas luftës, e gjithë dosja atëherë i është dorëzuar avokatit Bajram Krasniqit, i cili ishte i autorizuar për të mbledh të dhënat nga tereni lidhur me krimet e luftës, krime të cilat ishin bërë gjatë luftës nga forcat policore ushtarake të regjimit të Millosheviqit. Për habinë tone kjo dosje asnjëherë nuk u hap, përjashtim bëjnë dy raste, si ai i Millosh Jokiqit dhe Dragan Nikolliqit, ku të njëjtëve i ishte ngritur aktakuza për krime lufte nga ish kryeprokurori i prokurorisë se qarkut z. Sabit Maliqi, i cili me këmbëngulje, profesionalizëm, guxim intelektual, mbrojti pretendimet e tij, se këta dy të akuzuar ishin kryes te veprës penale krime të luftës. Gjykata e Qarkut atëherë kishte në përbërje të saj edhe gjyqtare ndërkombëtar Millosh Jokiqit i shqiptoj maksimumin e dënimit prej 20 viteve, ndërsa Dragan Nikolliqit prej 12 viteve. Çuditërisht, Gjykata Supreme atëherë lëndën e ktheu në rishqyrtim dhe të akuzuarit u liruan në mbrojtje në liri me një kaucion të falsifikuar dhe deri me tani këto dy raste dhe të tjerat nuk janë shqyrtua. Është një satisfaksion i familjeve të dëmtuara, se krimet e luftës nuk parashkruhen dhe herë do kurdo, kryesit të cilët tanimë dihen do te dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Ngjarja paraprake

Timonie: Raporti i KE-së të konsiderohet si udhëzues, e jo si kritik

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohen dy qytetarë të Shkupit për sulm ndaj një nëpunësi policor 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian