Krijuesi i vaksinës anti-COVID: Nga mesi i vitit të ardhshëm i kthehemi jetës normale

Drejtori ekzekutiv i kompanisë gjermane BioNTech, Ugur Sahin, që të hënën e kaluar njoftoi se së bashku me kompaninë Pfizer ka zhvilluar një vaksinë 90% efektive kundër koronavirusit, ka thënë se ajo mund t’i japë fund pandemisë.

Sahin tha për “The Guardian” se nga mesi i vitit të ardhshëm do t’i kthehemi jetës normale.

“Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”, tha Sahin.

Shkencëtari me prejardhje turke shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina.

“Vaksina pengon që COVID-19 të ketë akses në qelizat tona. Por, edhe nëse hyn në qeliza, ato pastaj e eliminojnë virusin. Kemi hyrë shumë thellë në sistemin imunitar për të perfeksionuar mbrojtjen e vaksinës”, tha ai.

Lidhur me kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili akuzoi se lajmi për vaksinën u dha qëllimshëm pas zgjedhjeve në SHBA, Sahin theksoi se kjo çështje nuk duhet politizuar.

“Hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar kurrë. Është çështje integriteti, nuk do të kishte qenë etike që të mbanim të fshehtë informacionin. E rëndësishme është që po merremi me vaksinën dhe nuk bëjmë politikë”, deklaroi Sahin.

Ngjarja paraprake

Seferi: Faleminderit Zotit për të gjitha këto të mira

Ngjarja e ardhëshme

Azerbajxhani i dha Armenisë afat 10 ditë shtesë për të evakuuar Kalbajarin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian