Krijuesi i softuerit antivirus McAfee gjendet i vdekur në burgun e Barcelonës

Krijuesi i softuerit antivirus McAfee, John McAfee, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun ku po mbahej në qytetin e Barcelonës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e Barcelonës po heton rastin, ndërsa të gjitha indikacionet çojnë drejt mundësisë që McAfee të ketë kryer vetëvrasje, raportoi e përditshmja spanjolle El Pais, duke cituar Departamentin e Drejtësisë.

Magnati i sigurisë kibernetike është gjetur i vdekur disa orë pasi Spanja i dha dritë jeshile ekstradimit të tij në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së konfirmoi arrestimin e tij në Spanjë në tetor 2020, kur ngriti aktakuzë kundër McAfee.

Prokurorët pohuan se ai nuk paraqiti deklaratat e taksave në periudhën 2014-2018 pavarësisht se grumbulloi miliona dollarë nga promovimi i kriptomonedhave, konsultimi, fjalimet dhe shitja e të drejtave të historisë së jetës së tij për një dokumentar.



. .

Ngjarja paraprake

Vaj ulliri me kripë për pastrimin e fytyrës

Ngjarja e ardhëshme

​Mësohen çiftet e 1/8 së finales së “EURO 2020”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian