Krijohet Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Klosi: Pasuri që shndërrohet në ekonomi, në Shqipëri po shtohen zonat e gjelbërta

Ministri i Mjedisit dhe Turizimit, Blendi Klosi zhvilloi një takim sot në Allias në kuadër të ngritjes së Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

Klosi thekson se pyjet mbulojnë 50-60% të hapësirës së territorit shqiptar dhe janë një pasuri e madhe kombëtare, që ende nuk është vlerësuar siç duhet.

Ministri thekson se qeveria aktuale ka ndaluar shfarosjen masive të pyjeve me anë të moratoriumit, teksa shton se në Shqipëri janë shtuar zonat e gjelbëra.

Ai garanton se së shpejti do të ikë koha kur pyjet përdoreshin për dru zjarri dhe ato do të shndërrojnë ekonomi për zonat dhe bashkitë.

Fjala e plotë e Blendi Klosit:

Ky është një takim pune dhe e bëjmë në ambient të hapur për shkak të koronës, por normalisht duhet ta bënim në një ambient të mbyllur dhe duhet të dëgjonim mendimet e gjithë stafit tashmë të kompletuar të Agjencisë Komëbtare të Pyjeve , I cili është një agjenci e re, një agjenci e krijuar tashmë, në kuadër të dokumentit të politikave për rigjenerimin e gjithë ekonomisë që fatkeqësisht fshihet në pyjet tona por duhet ta themi fare hapur, duhet ta themi shumë sinqerisht që pyjet në Shqipëri akoma nuk kanë gjetur vlerat e tyre, nuk kanë gjetur forcën e tyre, nuk jnë shndërruar në ekonomi dhe pasuri për Bashkitë tona, pyjet fatkeqësisht vazhdojnë të përdoren vetëm për qëllimet e tyre le të themi më pak të nevojshme për dru zjarri do të iki me shpejtësi koha për përdorimin e pyjeve me dru zjarri dhe do të vijë koha kur pyjet do të shndërrojnë ekonomi për zonat dhe bashkitë që i kanë ato si pasuri kombëtare. Për sa I përket dokumentit të politikave e ndërtuam atë prej dy vitesh edhe në kuadër të strategjisë sonë të shpallur prej 3 vitesh Clean and Green 2020 për të patur mundësi që 2020, ne gjetëm disa balance në fushën e pyjeve dhe e them që kemi bërë progress, kemi bërë shumë progres nga pikëpamja intsitucionale. Ndërtuam dokumentin e politikave, diskutuam, hartuam gjerësisht dhe miratuam dhe e kemi future në implementim Ligjin e Ri për Pyjet I cili I jep shumë më tepër forcë, institucioneve që e menxhojnë komunitetin. Kemi bërë një reform shumë të madhe përsa I përket kalimit të pyjeve tona drejt institucioneve që e kanë në përdorim. Pra, njësive të pushtetit vendor dhe mos ngelja prej shumë vitesh, prej dekadash pyjet në trazicion, pyjet që adminsitroheshin nga një njësi qëndrore që ka pothuaj zero kontrroll përsa I përket pyjeve , transformuam institucionet që kanë për detyrë të evidentojnë këtë pasuri të madhe komëbtare ta adminsitrojnë nga pikëpamja e politikave këtë pasuri të madhe kombëtare, të vnedosim raporte të drejta ndërmjet pasurive të pyjeve pasuri të pushtetit local , pasuri të zonave tona të mbrojtura që janë pyje unikale pyje që duhen të kultivohen dhe të mbrohen dhe pasurisë që kanë persona privat mbi pronësinë në pyje . Ndamë, në mënyrë të hartuar qartë në ligj përgjegjësitë që ka pushteti vendor dhe pushteti qëndror, ndamë përgjegjësitë përsa i përket kontrrollit të pyjeve dhe tashmë prerja e pyjeve është një përgjegjësi dhe kontrrolli të drejt përdrejt të atyre që kontrollojnë zbatimin e ligjit në Shqipëri , forcave tona të rendit, policisë së shtetit e cila sic duhet të penalizojë një njeri që thyen një dyqan apo përpiqet të bëjë një vepër penale të çfarë do lloj po ashtu vepër penale kemi bërë dhe prerjen duke kërkuar që sidmos në zonat e mbrojtura dëmtimi i pyjeve të mos jetë më një vepër administrative por të jetë një vepër penale. Por realisht a ja kemi dalë që me këto që kemi bërë të përmirësojmë situatën në terren? Unë mendoj që jemi shumë larg asaj çfarë duhet të realizojmë të gjithë mënyrës se si menaxhohen pyjet në Shqipëri. Por ama I takon këtij institucioni, që tashmë nuk është më që menxhon pasurinë pyjore në realitet në terren, por ama që duhet të ndjekë çdo ditë politikat e pyjeve. Është ky insitucion I ri, I krijuar në bazë të institucionit të ri, I krijuar qartë I përcaktuar me detyrat e tij specific, të evidentojë pasuritë në pyje dhe për këtë së bashku me projektin e Bankës Botërore po përfundojmë pas kaq shumë kohe pune data – baze e parë të pyjeve, hipotekimin e të gjithë pyjeve pasuri të pushtetit local në tashmë, si një zë kadastral si një pasuri e cila realisht edhe me hipotekë jepet bashkive, do të përkojmë nëpërmjet këtij institucioni, të qartësojmë politikat për mbrojtjen e pyjeve dhe politikat që kanë të bëjnë me shkencën e pyjeve që e kemi jashtëzakonisht të lënë pas dore. Kemi folur shpesh edhe e falenderoj këtu professor Leonidhën dekanin e fakulteti ttë pyjeve jo vetëm ëpr kontributin shkencor pqë na kanë dhënë pedagogët e këtij fakulteti në hartimin e ligjeve dhe dokumentin e plotikave , por më shumë se kaq për promovimin që I bëhet përgatitjes së kuadrove të rinj të cilët duhet të ndjekim këtë p-jesë të industrisë. Të mos harrojmë që pyjet përbëjnë 50-60 për qind të gjithë territorit të vendit. Eshtë një pasuri e madhe që kudo në vend shndërrohet në ekonomi, shndërrohet në para, shndërrohet në mirqënie, shndërrohet në bujqësi ndërsa ne akoma e konsiderojmë si një gjë që zoti e e ka krijuar dhe është aty sepse është frymë e zotit, jo është frymë e njerëzive do të na dyhet dhe kemi folur për më kryesoren që të bëjmë një organ që do të na duhet për të shtuar njerëzit për të shtuar numrin e studentëve që regjistrohen në fakultetin e pyjeve. Po ashtu ka shumë nevojë edhe për Teknik pyjesh dhe prandaj do të duhet që shkollat e arsimit professional të menaxhojnë shumë më tepër këtë dimension të ri, por të gjitha këto detyra së bashku me detyrat e tjera intsitucionale janë punët e përgjegjësi e institucionit tuaj të ri. Pra, Institucioni I ri nuk krijohet vetëm si një kërkesë e ligjit por krijohet si një kërkesë e realiteti që do të duhet të ndryshoj në të gjithë atë që njerëzit mendojnë dhe duhet të kërkojnë nga pyjet. Ne kemi bërë një moratorium, kemi marrë një vnedim që për mua është një nga vendimet e forta dhe të drejta në mbrojtjen e situatës së pyjeve shqiptare. Kemi një moratorium që nuk lejon industrinë e shfrytëzimit të pyjeve por ama përsëri kemi evidente për prejjen e pyjeve për ngrohje, për qëllime ngrohje , që kjo do të duhet të luftohet gjtihënjë e më shumë, por ama kemi shpëtuar pyjet nga shkatërrimi masiv I tyre nga indusria e pyjeve e cila nuk lejohet me anë të moratoriumit, por kjo nuk do të jetë e përpjetshme. Moratoriumi do të jetë 10 vjeçar dhe shtimi I hapësirave të reja të gjelbra në Shqipëri është evident për këto në shqipëri që lëviz në Shqipëri, për këdo që ka mundësi të udhëtoj në Shqipëri, për këdo që prek nga afër realitetin Shqiptar gjen sipërfaqe të tëra të rigjeneruara , fidanishte të reja natyrore të priodhimit të pyjeve shqiptare por që ka nevojë që të gjitha këto të administrohen në një sistem shumë më të strukturauar dhe për këtë agjencia është përgjegjëse e drejt për drejt. Ne na duhet qëe edhe në kuadër të objektivave të projektit tonë clean and green 2020 të evidentojnë 20 milion pemët dhe më shumë që janë shtuar në realitetin shqitpar, falë një sërë procesesh, I pari dhe më kryesor ësht ëmoratoriumi, I cili ka lejuar që të shdnërrohen sipërfaqe të tëra massive të tëra pyjore të shkretuara, të dregura, të pashfrytëzuara në fidanishte të reja natyrore të prodhimit të fidanëve të rinj edhe pyjeve të rinj, pak vjeçar por që duhen mbrojtur dhe duhen zhvilluar , të vazhdojmë dhe të ngulmojmë fort me poltikat që duhen bërë duhet që vitio 2020 fundi I vitit 2020 dhe sezoni I mbjelljeve të vitit 2021të jetë intensivë përsa I përket rritjes së raportit të qytetarëve me fermën, raportit të qytetarëve me natyrën raportit të qytetarëve me gjelbërimin, me sipërfaqet e mbjella, të kemi shumë të fortë parimin e mbjelljes së sa më shumë pemëve frutore dhe pemëve të cilat prodhojnë të cilat janë pjesë e politikave tona 2020 pra ato çfarë ministria e bujëqësisë Fondi Shiptar I mëbshtetjes së autoriteteve agro turistike agro-përpunuese dhe atyre që mbjellin pemë për të evidentuar dhe për të shtuar prodjhimin e frutave dhe pjesës ushqimpore nga pemët është evident është shumë I dukshëm. Miliona pemë të reja janë mbjellë në këtë kuadër. Do të duhet të ndjekim qartazi nëpërmjet agjencisë Komëbtare të Pyjeve por dhe Agjencisë Komëbtsare të Mjedisit raportimin dhe evidentimin e mbjelljeve që vijnë si pasojë e shfrytëzimit të massive pyjore dhe përmirësimeve të reja në këtë fushë,. Pra, për të zbatuar parimin e mbjelljes së 3 pemëve aty ku pret një pemë dhe për t ëgjitha këto ne na duhet që ky vit, si viti që shënon mbylljen e projektit Clean and Green 2020 por që shifra 20 milion e 200 mijë pemë realisjht u shndërrua në një shifër mbi të cilën diskutohet edhe në një mundësi mbi të cilën kishte një mesazh të qartë për shtimin masiv të pemëve në Shqipëri ne duhet ta evidentojmë. Prandaj agjencia ka edhe detyrën tjetër që së bashku me projektin e BB dhe me fodnet e dhëna nga Agjencia e Zhvillimit Rrural do të duhet që të evidentojë këto vepra të ndërtuara me gozha investime nga këto fonnde të BB dhe këto të jenë si shembuj për industritë e ndryshme për realiteti n tonë të pushtetit local. Po ashtu e kemi të nevojshme që mne pushtein local të vazhdojmë shkëmbimet e aktiviteteve të përbashkëta dhe po ashtu promovimeve dhe nxitjes gjithmonë e më shumë të pemëve decorative, të pemëve të cilat tashmë janë bërë pjesë e çdo zone urbane në vnedin tonë. Nuk ka rëndësi nëse është kryeqytet, nëse ështëqytet I nivelit të dytë ose të tretë, nëse ësht ënjë zonë fshati kudo ku ka një qendër urbane ka një dëshirë për të mbjellë pemë, por këto tani duhet të jenë më tepër të studiuara më tepër të iniciuara nga Agjencia Juaj të nderuar kolegë, pasi nuk ka nuk është e rëndëishme të mbillen vetëm pemë. Por, duhet të ketë studim të qartë, së bashku me stafin pdagogjik mund ta realizojmë këtë. Që të kemi se çfarë pemësh mund ti përshtaten një terreni apo një terreni të caktuardhe se çfarë pemnësh qoftë edhe decorative do të duhet që të mbillen nga këto institucione që çdo ditë, gjjthmonë e më shumë po futen te ndjesia për të mbjellë pemë. Pra, I thash këto fjalë për të shprehur fare qartë dëshirën për që ky insitucion , që u rikthye në fakt në adminsitratën shtetërore., U rikthye tashmë me qëllimin shumë të qartë: ne do të jemi të sukseshshëm nëqoftë se këtë pasuri shumë të madhe që perëndia I ka krijuar Shqipërisë ku mbi 60 për qind e sipërfaqes së saj të jetë me zona pyjore ta shndërrojmë në ekonomi. Ne do të jemi të suksesshshëm nëse kjo agjenci do të krijojë Politika që pylli të kthehet në pasuri për fshatin që e ka afër, për komunitetin, për zonën, për bashkinë . Ne do të jemi të sukseshshëm në rast se ky insitucion do të ndërtojë politika të tilla që mbjellja e pemëve frutorë, mbjellja e pemëve që prodhojnë kokrra , mbjellja e pemëve që rrisin ekonominë e zonave kuy ato funksionojnë të jetë parimi qënësishëm I zhvillimit të zonave rurale . Ne do të duam shumë që suksesi I kësaj agjencie të lidhet me rritjen e opinjonit public karshi mbjelljes së pemëve dhe dashurisë për natyrën. Ne do të donim shumë që sa më shumë të rritet ky dimension I dashuriosë së njerëzve për pemët, I dashurisë së nejrëzve për natyrën I dashurisë së njerëzve për të gjelbrën, I dashurisë së njerëzv epër hapsirën e gjkelbër për ajërin e pastër të jetë objektivi kryesor I punës për insitucionin tuaj të ri. Cdo ditë e punës tuaj duhet matur jo vetëm me sa pemë të tjera të mbillen në Shipëri, pro sesa më shumë njerëzit mendojnë për pemën, jetojnë për pemë n edhe e promovojnë dimensionin e këtij insitucioni të munguar në realitetin shqotpar. Unë duke ju uruar ju Drejtor për drejtimin e insitucionit të ri të pyjeve uroj gjtihë stafin tuaj , por po ashtu do të doja shumë të falenderojë profesion Leonidhën, ër të gjitha iniciativat që ka marrë dhe po ashtu pakti me universitetin do të jetë pjesë e axhendës tuaj.

Ngjarja paraprake

Zvicra lehtëson masat – lejon tubimin e mbi 1 mijë personave

Ngjarja e ardhëshme

Kujdes nga provokimet e Serbisë!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian