Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve pozitiv me Covid-19, ja çfarë thirrje bën ai

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e bën me dije vetë Dautaj në një postim në rrjetet sociale, ku tregon se gjendja e tij shëndetësore është tepër e rënduar.

Ai i bën thirrje naftëtarëve t’i qëndrojnë pranë grave që janë në grevë urie.

“Une dhe neser te me vije vdekja do jem mes jush sic kemi nje vit qe luftojme bashke.

Veprimi i radhes nese s’gjejme zgjidhje, do cudise boten, dhe ne e mbajme fjalen. Gendjuni prane grave Heroina’, shkruan Dautaj.

POSTIMI

Te nderuar kolege, sot u be dita e gjashte qe une nuk gjendem mes jush, por cdo moment te dites dhe nates, une jam aty me ju.

Sot mora dhe testin, pozitiv.

Jam shume i renduar nga ana shendetesose, eshte kura e 4 e ilaceve qe nderrova sot.

Po shoh keto dite qe jane hedhur ne veprim per prishjen e greves, disa krimba qe dhe toka nuk i do.

Greva eshte e grave, ju nese doni ju qendroni prane, vendimin se kur du dalin e marin vetem ato.

Une dhe neser te me vije vdekja do jem mes jush sic kemi nje vit qe luftojme bashke.

Veprimi i radhes nese s’gjejme zgjidhje, do cudise boten, dhe ne e mbajme fjalen. Gendjuni prane grave Heroina.

Ngjarja paraprake

Chiara Ferragni poston foton e bebushes, që po bën xhiron e rrjetit!

Ngjarja e ardhëshme

Një oqean inteligjence. Kështu Xi Jinping kontrollon Paqësorin

të fundit nga