Kreu i PS Tiranë nën hetim për fshehje pasurie, PD: SPAK të mos vonojë hetimin

Partia Demokratike kërkon që SPAK të mos vonojë hetimin në lidhje me kreun e PS-së së Tiranës dhe deputetin Ervin Bushati.

Sipas denoncimit të PD-së, Bushati ka fshehur 7 pasuri në Tiranë, Kavajë, Sarandë etj.

Deklarata e PD-së:

Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj.

Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë!

Kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’i kthehet qytetarëve.

Ngjarja paraprake

Nuk e besonte virusin, infektohet me Covid-19 miliarderi Elon Musk

Ngjarja e ardhëshme

Selektori i Shqipërisë: Lojtarët më janë ankuar për fushën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian