Kreu i KOM shpreh ngushëllime për familjet e viktimave nga aksidenti në Bullgari

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në aksidentin e autobusit në Bullgari. Kryepeshkopi i KOM thotë se luten për viktimat, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë“Me keqardhje e morëm lajmin për aksidentin e tmerrshëm të autobusit që ndodhi në autostradën ‘Struma’ në Republikën e Bullgarisë, ku jetën e humbën dyzetë e gjashtë udhëtarë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë. Duke bashkndjerë me dhimbjen e familjeve të viktimave, në emrin tim, si dhe në emër të klerikëve dhe të popullit fetar të Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut – Arqipeshkvia e Ohrit, shprehim ngushëllime të sinqerta, duke u lutur për shpëtim të shpirtrave të të vdekurve, ndërsa të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Kryepeshkopit t Ohrit dhe të Maqedonisë, z.z. Stefan.

Ngjarja paraprake

Sulmuesi i Ajaxit hyn në historinë e Championsit dhe ndjek Ronaldon

Ngjarja e ardhëshme

Punonjësit u besojnë liderëve që kanë këto pesë zakone

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian