Kreu i Këshillit Evropian: Besojmë se administrata do t’i transferohet Biden-it në mënyrë paqësore

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas incidenteve në Washington, shprehu bindje se transferimi i administratës në SHBA do të bëhet në mënyrë paqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në median sociale, Michel tha se Kongresi Amerikan është “tempulli i demokracisë”.

“Është tronditëse të shikosh pamjet në Washington sonte. Ne besojmë se administrata në SHBA do t’i transferohet Joe Biden-it në një mënyrë paqësore”, tha Michel.

Mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit u përpoqën të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.

Sipas raportimeve, një grua është vrarë, ndërsa shumë zyrtarë të policisë janë plagosur.



. .

Ngjarja paraprake

Vdes gruaja e cila u qëllua me armë zjarri gjatë protestave në SHBA

Ngjarja e ardhëshme

Pse do të duhej të votohet Lëvizja Vetëvendosje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian