kreu i bektashinjve baba mondi jam vella i popullit te izraelit 670c2db3ef85b

Kreu i bektashinjve, Baba Mondi: Jam vëlla i popullit të Izraelit

October 13, 2024
1 minut lexim

Nisur nga deklarata e kryeministrit Rama në OKB për transformimin e Qendrës Botërore Bektashiane në një shtet sovran, gazetarët e “The Jerusalem Post” i kanë marrë një intervistë ekskluzive kryegjyshit botërorë të bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ide në Tiranë.

“Shteti shqiptar ka të drejtë të miratojë një ligj për këtë çështje. Pastaj, ne mund të shkojmë te komuniteti ndërkombëtar dhe të kërkojmë njohjen e tij. Ne duam të kemi status diplomatik në botë dhe të njihemi si Qendra Botërore e Bektashinjve. Ne jemi duke zhvilluar strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por së pari, qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë një ligj që ndryshon statusin tonë.”

Sipas “The Jerusalem Post”, nëse nisma kalon shpejt, Baba Mondi do të jetë kreu i parë i shtetit të ri. Gjatë intervistës ai është shprehur se e ka vizituar disa herë Izraelin.

“Unë e njoh Izraelin dhe e konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit. Bektashinjtë janë një komunitet dhe një rrugë mistike e Islamit që i do njerëzit pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, çfarë feje i përkasin, ngjyrën e lëkurës apo politikën e tyre. Ne i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra.”

Nga ana tjetër në intervistën e tij, kreu i bektashinjve ka thënë se luftërat janë vepër e djallit.

“Disa kombe në botë shpenzojnë shumë para për ushtrinë. Por njerëzit duhet të gjejnë mënyra paqësore, pa ushtri dhe luftëra, për të lejuar që çdo komb të jetë i pavarur. Luftërat dhe vrasjet nuk janë fetare. Ato janë vepra e Djallit. Njerëzit që punojnë sipas mënyrave të Djallit nuk janë njerëz.”

Sipas censit të vitit 2023, komuniteti bektashi në Shqipëri përbëhet nga rreth 116 mijë besimtarë të deklaruar, ose 4.8% e popullsisë.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

RENT A CAR

biseda kusari radojiciq lufte hibride apo lufte per pushtet 670c2c4e9d2e0
Story i mëparshëm

Biseda Kusari-Radojiçiq, luftë hibride apo luftë për pushtet?

motra ime eshte shtatzene dhe une po bej seks me te dashurin e saj ky rrefim do tiu le gojehapur 670c2e9f8b00a
Story i radhës

“Motra ime është shtatzënë dhe unë po bëj seks me të dashurin e saj”- Ky rrëfim do t’iu lë “gojëhapur”!

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë