Kreu i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së “i shqetësuar” nga grusht shteti në Mianmar

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkır, shprehu shqetësimin pas grusht shtetit ushtarak në Mianmar ku u arrestuan figura të larta politike, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet në Mianmar. Unë bëj thirrje për lirimin e menjëhershëm të udhëheqësve politikë të ndaluar”, u shpreh Bozkır në Twitter.

Duke theksuar se përpjekjet për të minuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës janë të papranueshme, ai shtoi: “Udhëheqësit ushtarakë duhet t’u përmbahen normave demokratike dhe të respektojnë institucionet publike dhe autoritetin civil”.

Grusht shteti dhe gjendje e jashtëzakonshme pas arrestimeve

Në një deklaratë nga organet publikuese të ushtrisë së Mianmarit u konfirmuan pretendimet për grusht shteti pas arrestimeve në orët e mëngjesit.

Bëhet e ditur se vendi ndodhet nën qeverisjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing dhe se grushti i shtetit është bërë mbi pretendimet për mashtrime në zgjedhjet e mbajtura më 8 nëntor 2020.

Pas grusht shtetit ushtria njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa Mianmari do të qeveriset me administratë ushtarake për një vit.

Komisioni zgjedhor kishte përgënjeshtruar pretendimet e ushtrisë për mashtrime në zgjedhjet të cilat më 29 janar kanë rezultuar me fitoren e partisë në pushtet të Aung San Suu Kyi.

Ushtria në vend mbështet partinë kryesore në opozitë Partinë e Zhvillimit dhe Solidaritetit për Unitet (USDP).



. .

Ngjarja paraprake

Dhuna në shkolla, dukuri shqetësuese për shoqërinë

Ngjarja e ardhëshme

“Produksioni i Përputhen ka ditur gjithçka”, Tea flet anën e saj të historisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian