Krerët e LDK-së shkelën sovranin, i gjunëzoi anëtarësia

Dhimbshëm e kam përjetuar ndarjen e sërishme të LDK-së, për të cilën edhe unë, si shumë të tjerë kam punuar dhe kontribuar tri dekada, pa hile e pa kurrfarë interesash.
– Kosova është shtëpia jonë e përbashkët, pavarësisht bindjeve tona ideologjike, fetare, shumica absolute, në forma të ndryshme, me mundësitë që kanë pasur, kanë punuar, për pavarësinë dhe ndërtimin e Kosovës!
-Më poshtë do flasë për tre, profesorë shkatërrues të LDK-së, Fatmir Sejdiu, Nexhat Daci e Isa Mustafa dhe përpjekjet e mia vullnetare, sado të vogla e modeste, për të bërë ndonjë punë të mirë, për Kosovën dhe LDK-në. Kam biseduar me Akademik Nexhat Dacin, Lutfi Hazirin, Albin Kurtin, Glauk Konjufcën, Besian Mustafën, Vjosa Osmanin e tjerë.-Unë moti kam pas vrarë mendjen, kur dhe si mund të vijnë ditët e mira, për largimin e kapësve të shtetit nga të gjitha segmentet e institucioneve të rëndësishme të vendit, zbulimin e vrasjeve të pafajshme shqiptare, nga shqipfolës, çrrënjosjen e krimit të organizuar, korrupcionit dhe mafies së errtë të plaçkitjeve të pasurive tona të përbashkëta, kombëtare-shtetërore, falsifikimet e shëmtuara, me blerjen e dijes, duke marrë diploma të rrejshme, me tituj shkencorë! Disa kanë nga disa vende pune, disa pa shkuar në punë fare, kanë marrë-marrin rroga?!
-Uroj mos të zhgënjehet populli. Nëse premtimet e Abin Kurtit nuk realizohen, brenda dy viteve, Albinin e pret fati i Isa Mustafës dhe liderëve tjerë partiakë !
– Na kujtohet rasti i Simbolit të Rezistecë Kombëtare, Adem Demaçin, i cili qe bërë kryetar i Partisë Parlamentare, në vitin 1997, jashtë rregullave statutare të programeve të subjekteve politike-pluraliste!
-Rrëzimi Qeverisë Kurti, me 25.03.2020, e inicuar nga Hashim Thaçi, e përkrahur nga Isa Mustafa, për LDK-në ka qenë e ngutshme dhe shumë e dëmshme.
-Si rezultat i papërgjigjësisë dhe paaftësisë politike, të inateve të Isa Mustafës, sigurisht edhe klanit të tij udhëheqës, ku LDK-e pësoi humbjen kaq të madhe tronditëse, me 50 %, në zgjedhjet e 14 marsit 2021.
-Dorëheqja e Isa Mustafës, tani, është shumë e vonuar Megjithatë, Isa, është larguar vetëm fizikisht nga LDK. Por pak e besueshme edhe teoretikisht, sepse ai i ka rrënjët thellë, jo vetëm në LDK, por edhe jashtë saj, në ShIK-un e PDK-së, të cilët e bënë kryetar të LDK-së, pakurfarë kriteresh, pa qenë as antar, pa pasur asnjë bazë deleguese, nga ndonjë nëndegë e LDK-së!!!
-Duke vërejtur se LDK po shkon drejt ndarjes, sepse dukej qartë se Vjosa Osmani, ishte shumë e fuqishme me përkrahjen e antarësisë, sa që Isa Mustafa, ja kishte frikën, se po ia rrezikonte postin e kryetarit, filluan linçimet ndaj saj!
-Me datën 10.06.2020, pata bërë një shkrim të titulluar: DUKE MBROJTUR KLANIN MUSTAFA, DUAN NDARJEN E LDK-SË.
-Disa koment-bërës janë tallur me titullin e shkrimin tim duke thënë:
Për çfarë fraksioni bëhet fjalë, kur dihet se Vjosa Osmani, ka një numër shumë të vogël simpatizantësh pas vetes, të cilët në gishta mund t`i numërojmë! Pa llogaritur se nganjëherë antarësia është më e fuqishme dhe vendimmarrëse, në raport me vendimet e kryesive të subjekteve politike!
Aq më keq, në vend se të shprehnin keqardhje, për fyerjet dhe sharjet, që iu bëheshin Vjosës, duke e quajtur Lopë, Buallicë. Po ashtu fyenin e shanin edhe Donika Gërvallën, si “Pela e Trojës”, vetëm pse këto po mbronin, jo Albin Kurtin, siç po thonë disa, por sovranin, sepse populli kishte votuar për ndryshime.
– Çfarë kulture kemi neve, kur fyejmë nënat, motrat tona shqiptare, vetëm pse ato mendojnë ndryshhe nga ne?!

1.- Në maj 2007 Akademik Nexhat Daci, me bashkëpuntorë të tij, isht​e për një vizitë 5 ditëshe, në Gjermani, në praninë e disa qindra bashkatdhetarëve, në një tubim, ia shtrova pyetjen:

I nderuari Akademik, N.Daci, nuk jam provokator, por kam dëshirë të dëgjoj fjalën e Juaj, para kësaj mase, për akuzën që po ju bëhët Ju, për blerjen e veturës Mercedes mbi 100 mijë euro, nga buxheti i Parlamentit? Përgjigja ishte:

“Le ta gjejnë vetrurën ata që po gënjejnë. Unë qysh në vitet 1980-a kam pasur mundësi dhe kam blerë Mercdes të ri, nga mjetet e mia personale…”
Veturën asnjëherë nuk e pamë, pra ishte gënjeshtër!
– Ndërsa, më 27.10.2012, me iniciativën time, zonja Zize Pepshi, kryetatre e Degës së LDD-së për Zvicër, organizoi një takim, për promovimin e librit “ Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës” të autorit Prof.Dr.Enver Bytyçi,mik im i moqëm, cili po ashtu merrte pjesë.
Pas përfundimit të promovimit të librit në fjalë, i bëra një pyetje akademik N.Dacit.
Z. Daci, a keni bërë ndonjëherë përpjekje për ribashkimin më LDK-në?
Daci : “Po, unë me një rast i kam shkruar letër prof. dr. Fatmir Sejdiut, se jam i gatshëm të bashkohemi. Por Fatmir Sejdiu, jo se nuk më ka kthyer përgjigje, por as që e ka njoftuar asnjëherë Kryesinë e LDK-së, për letrën time drejtuar atij”, u përgjegj z. Daci.
– Me Akademik, N.Dacin, nga Aeroporti i Stuttgart-it, më 2015, për pjesëmarrje në një tubim, i cili mbahej në Ulm të Gjermanisë, udhëtuam me veturen time, vetëm ne dy.
Gjatë udhëtimit nja 70 km, biseduam për shumëçka…
Në pyetjen time, a keni biseduar me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për bashkimin e LDD-së me LDK-në? N.Daci:” Po kam biseduar, Isa më ka thënë, ju mund të ktheheni kur të doni, si antar i thjesht.” Përgjigja nuk ishte serioze!”

2.- Ndarja e Mitrovicës më 1999, dyshohej shumë si marrëveshje në mes Hashim Thaçit, me ushtrinë franceze, e kemi pare-dëgjuar fjalimin e Hashimit.
Nga kjo kohë kam hulumtuar dhe lexuar në faqet e interentit në lidhje me veprimtarinë e Hashimit, në gjuhen shqipe, gjermane dhe kroate.
Kam konstatuar se ky njeri mund të jetë i rrezikshëm për interesat e Kosovës.
Kam bërë disa shkrime, njëri nga shkrimet e mia: Koloneli frances Zhak Hogar: “Europa vdiq në Prishtinë – unë e ndava Mitrovicën!”
Përpjekjet e dëshirës sime për largimin e mundshëm nga pushteti të Hashim Thaçit, përmes bashkimit të forcave tona të subjekteve politike, nuk kanë pushuar asnjëherë deri më sot!

3.- Takimi im në vitin 2017, me Z.Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetar i LDK-së.
Pyetja ime: Zoti kryetar, kam ardhur të bisedoj me ju, si veprimtar dhe mik i Juaj.
Për ta hequr të keqen më të madhe, që po i kanoset vendit tonë, largimin e H.Thaçit nga pushteti, nuk ka alternativë tjetër, përveç koalicionit me VV. E di se nuk është e lehtë, por e domosdoshme, për të mirën e Kosovës.
Lutfi Haziri: “ Nuk është hiq i lehtë koalicioni me LVV, por nuk tha se është i pamundur.”
– Po ashtu në vitin 2017, rastësisht, në një dasëm në Gjilan, takova Albin Kurtin, në praninë e mikut tim Sami Kurteshit. Baba i të cilit më ka dhënë lëndën e Daktilografisë, në Shkollën e Mesme Ekonomike, në Gjilan, Mehmet Kurteshi.
Një burrë nga më të mirët, që kam njohur ndonjëherë në jetën time. Albin Kurtit, i bëra të njëjtën pyetje që i kisha bërë z. L.Hazirit.
Nga Albini nuk mora asnjë përgjigje.
Por, pas disa ditë njëra nga pyetjet e mia drejtuar Albint, u relizue. Albini kërkoi koalicion me LDK-në.
4.- Në vitin 2018, në Stuttgat të Gjermanisë, takova Glauk Konjufcën e VV-së.
Në praninë e bashkëveprimtarit tim Mejdi Laçaj, njëri nga rugovistët e dëshmuar dhe në praninë e disa të tjerëve.
Fillova të flasë hapur me Glaukun, për mundësinë e një koalicioni LDK –VV, duke i treguar për bisedat e mia me z.Lutfi Haziri dhe Abin Kurtin.
Biseduam gjatë, nuk ka nevojë t`i përmendi të gjitha, Glauku u pajtua shumë me mendimet e mia, për luftimin e krimit dhe largimin e Hashimit nga pushteti.
Glaukut i fola edhe për aftësitë dhe meritat e mëdha në shumë fusha të Presidentit dr.I.Rugova…
Pas pak ditësh Glauku bëri një shkrim meritor për Presidentin Dr.I.Rugova,tek “Bota sot”.

5.- Me iniciativën e veprimtarit të LDK-së Fatmir Bajraj, bashkarisht vizituam zyren e LDK-së në Prishtinë, me 2018, edhe me veprimtarët Ragip Prapashtica e Imer Matoshi.
Na priti shumë mirë i biri i Xhemajl Mustafër së ndjerë, Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së. Besianit, fillimisht, i shpreha ngushllëme për Babën, duke i treguar si e kam njohur, por edhe për axhën eTij, Avni Mustafën. Edhe me Besianin e diskutova mundësinë e një koalicioni LDK -VV.
Duke e ditur se Besiani është shumë i zgjuar, por për nga stazhi dhe mosha i ri, e prorosita ta diskutonte me krerët e parisë së LDK-së!

6.- Takimi me Kryetarin e Gjilanit, Z.Lutfi Haziri, në Gusht të vitit 2020, u bë me iniciativën e mikut tim, Xhevat Shyqeri Berisha,veprimtar dhe rugovist i dëshmuar nga radhët e LDK-së
Vëlla im Shyqeriu, tash i ndjerë, ndjesë pastë, mik i devotshëm i z.L.Haziri dhe antar i Kryesisë së Nëndegës më të madhe në Gjilan, Lagja Belec, nga themelimi i saj me 1990, vetëm një muaj para se të vdiste, përmes telefonit, caktoi takimin me Lutën.
Dëshira jonë ishte; që L.Haziri të ndikonte tek Vjosa Osmani, për mos ndarjen e LDK-së në dysh. Z.L.Haziri na priti ngrohtësisht e vëllazërisht. Mjerisht, ngjarjet rrodhën ashtu si i pamë të gjithë.

7.- Takimi im i parë me Vojsa Osmanin në Gjilan, u bë në shtator 2020, përmes një njoftimit nga miku im, Prof. Nazmi Musa-Prapashtica. Ngjarjet pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, në radhët e LDK-së, kishin filluar të acarohen shumë.
Në praninë e 10 vetave, Vjosa na foli për situatën. Më pas pasuan pyetjet, edhe mua ma dhanë fjalën. Vjosa më falënderoi, për një shkrim që kisha bërë, në lidhje me padrejtësitë që u ishin bërë, Vjosës dhe Donika Gërvallës.
Unë i bëra lutje Vjosës, që mos të largohet nga radhët e LDK-së.
Vjosa Osmani u përgjigj: “Nuk kam kufarë mundësie të qendroj më në radhët e LDK-së, më kanë larguar nga të gjitha postet e partisë, edhe nga Këshilli i Përgjithshëm!”
Unë Xh.Leci: Ju e nderuar Vjosa Osmani, jeni Profesoreshë, mund të punoni diku në arsimin e lartë në Kosovë.
V. Osmani: ”Mua nuk do më lejojnë të punoj në asnjë institucion në Kosovë. E vetmja mundësi e punësimit, për mua është jashtë vendit, për shembull, në njërin nga universitetet e Australisë, atje kam një teze, por nuk dëshiroj të largohem nga Kosova.”

Ngjarja paraprake

Kourtney Kardashian rrezikon me veshjen

Ngjarja e ardhëshme

Serish tërmet në Adriatik, lëkundje të forta në disa shtete

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian