kredite me probleme ne nivelin me te ulet arrijne ne 4 06 ndikuan aftesia paguese dhe shtrengimi i kushteve nga bankat 67f8150ad8669

Kreditë me probleme në nivelin më të ulët, arrijnë në 4.06%, ndikuan aftësia paguese dhe shtrëngimi i kushteve nga bankat

April 10, 2025
1 minut lexim

Rritja e aftësisë paguese të qytetarëve, niveli i jetesës por dhe shtrëngimi i kushteve nga ana e bankave, kanë ndikuar në rënien e raportit të kredive me probleme për muajin shkurt.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë e renditën këtë tregues në 4%, duke rënë me 0.6% krahasuar me shkurt 2024.

Ky është niveli historik më i ulët në dy dekadat e fundit, teksa tregon se nga viti në vit aftësia paguese e qytetarëve por dhe bizneseve kundrejt detyrimeve që kanë ndaj bankave është përmirësuar.

Ndërsa në 2 vitet e fundit niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë është ai i arritur në muajin korrik 2024 në 4.72%.

Kreditë e këqija krijohen kur ekonomia nuk performon siç duhet, kur ka probleme të konsumit, investimeve etj. Por nga ana tjetër edhe kur banka nuk respekton kushtet ose operon në kushte korruptive.

Ndonëse bankat janë treguar më të kufizuara në dhënien e kredive, ekspertët ngrenë shqetësimin e informalitetit. Pasi shtrëngimi i huadhënies, rritja e nr. të dokumenteve por dhe zgjatja në kohë inkurajon individët në tregun informal të kredisë.

Në vlerë kreditë e klasifikuara me probleme në fillimvit arriti në  341 milionë euro. Ndërsa totali i kredisë së dhënë për ekonominë në fund të janarit ishte 8.4 miliardë euro.

TABELA 1

KREDITË ME PROBLEME

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

Shkurt 2023      5.16%

Shkurt 2024      4.69%

Shkurt 2025      4.06%

TABELA 2

KREDITË ME PROBLEME NË KORRIK

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

4.72%

TABELA 3

RAPORTI I KREDIVE

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

Kredia për ekonominë                      8.4 mld euro

Kreditë me probleme                         341 mln euro

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Është herët për zgjedhje të parakohshme, konsideron politologu Bozhinovski

deshmitari ne gjykimin ndaj gagit na detyruan ti bartim kufomat e shokeve 67f81e6ec97f6
Story i radhës

Dëshmitari në gjykimin ndaj “Gagit”: Na detyruan t’i bartim kufomat e shokëve

Të fundit nga

Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë!

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest
ShkoLartë