Krater në parkingun e spitalit në Napoli, dëmtimi i rrjetit te gazit shkaktoi shembjen

Mbrëmjen e së enjtes, një shpërthim i fortë tronditi banorët e komunës italiane të Pontiçelit, në periferi të Napolit.

Shpërthimi ndodhi në parkingun e spitalit rajonal, i cili shërben edhe si qendër për kurimin e pacientëve me Covid-19.

Qendra u evakuua menjëherë pas ndërhyrjes së forcave të rendit dhe të emergjencave civile.

Sipas hetimeve paraprake shpërthimi ka qenë aksidental dhe është shkaktuar nga një dëmtim i rrjetit të shpërndarjes së gazit.

Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima, por 3 automjete u zhytën në kraterin e formuar nga ky shpërthim.

Ngjarja paraprake

COVID-19 ka kapluar Juventusin – Pirlo probleme të mëdha në mbrojtje para ndeshjes me Sassuolon

Ngjarja e ardhëshme

Kryemadhi: Rama shkoi në Turqi për të përgatitur azilin politik pas 25 prillit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian