Krasniqi tregon ku gaboi ekipi i tij në ndeshjen me Llapin

Besa ka vazhduar serinë negative duke u mposhtur nga Llapi 4:1. 

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Leutrim Krasniqi ka thënë pas ndeshjes se pranimi i golave të hershëm po e dekurajon ekipin e tij.

“Llapi e deshti më shumë fitoren dhe e arriti.

U munduam të jemi në nivel të lojës, por pësimi i golave të shpejtë po e bënë të pamundur këtë gjë. Po pranojmë gola të lehtë dhe po thehemi si skuadër.

Goli i tretë i pranuar, pasi që kishim shënuar na rëndoi psikologjikisht dhe më pas e kishim të vështirë për t’u kthyer në lojë”, deklaroi Krasniqi.

Ngjarja paraprake

Grubi nuk komenton përfaqësimin e shqiptarëve në njësitin “Tigrat”

Ngjarja e ardhëshme

Genta Ismajli tregon një anë të saj që nuk e njihnim në bashkëpunimin me Feron

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian