Krasniqi: Jemi në garë për të fituar besimin e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Pejë, ku ka thënë se vizionin e Astrit Ademajt, i cili humbi jetën tragjikisht, do ta vënë në jetë kandidatët e PDK-së për asamblenë komunale, të cilët, nuk janë në garë për pushtet, por për besimin e qytetarëve pejanë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se në këto zgjedhje ne do të nisin një kapitull të ri në mes Pejës dhe PDK-së, që do të nxjerrë në pah angazhimin tonë të përhershëm për një Pejë të zhvilluar e të mirëqenë.

“Ky është përkushtimi ynë për Pejën dhe qytetarët e saj, të cilin, me besimin e tyre do ta shënojmë me 17 tetor, e do ta fuqizojmë për çdo ditë më pas”.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

AC Milan-Atletico Madrid, formacionet zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

Nëse i përkisni kësaj shenje, dijeni që tetori do të ketë disa surpriza të mira për ju

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian