Më shumë se 1 vit e gjysmë nga zgjedhjet parlamentaret të 25 prillit dhe kur jemi në prag të vendoreve të 2023-it, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të gjobisë partitë politike.
Gjoba më e madhe e vendosur nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, është për Partinë Socialiste. Celibashi i ka propozuar KAS masën administrative në vlerë 5.5 milionë lekë në total, për tejkalim të buxhetit të shpenzuar për zgjedhjet dhe për mosdërgimin në kohë të raporteve financiare
“Partia Socialiste e Shqipërisë, gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë, sipas nenit 173, pika 9 të Kodit Zgjedhor; ‘Partia Socialiste e Shqipërisë’ me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor”, thuhet në vendimin e marrë nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Nga vlera maksimale e lejuar në Kodin Zgjedhor, 167 milionë e 480 mijë, socialistët shpenzuan për zgjedhjet e përgjithshme 172 milionë e 46 mijë, pra, 4 milionë e 566 mijë lekë më shumë. Për Partinë Demokratike, gjoba në total është 700 mijë lekë. Disa prej kandidatëve për deputetë nuk kanë deklaruar paratë e shpenzuara për fushatë dhe raportet financiare nuk janë dorëzuar në kohë dhe sipas kritereve të KQZ-së. Partia Demokratike, me gjobë në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 8 të Kodit Zgjedhor; Partia Demokristiane e Shqipërisë, me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 1 të Kodit Zgjedho; Partia Demokratike me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor”, vendosi kryekomisiioneri
PARTITË ME MË PAK PROBLEME
Nga partitë kryesore, e vetmja që nuk është gjobituar është ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë. Ajo është e vetmja forcë politike që rezulton më e rregullta në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve. Thuajse të gjitha partitë që morën pjesë në parlamentaret e një viti më parë janë subjekt gjobe. Nga auditi i bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkeljet kryesore janë mosdeklarimi i të ardhurave të përftuara nga subjektet private dhe paratë e shpenzuara nga kandidatët në garë për tu bërë deputet. Partitë politike kanë tri ditë kohë për ta ankimuar vendimin e Ilirjan Celibashit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, në të kundërt, do të paguajnë gjobat, para të cilat i shkojnë buxhetit të shtetit.
GJOBAT PËR PARTITË
1. Partia Demokratike, me gjobë në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 8 të Kodit Zgjedhor;
2. Partia Demokristiane e Shqipërisë, me gjobë në masën
100 000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 1 të
Kodit Zgjedho;
3. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, me gjobë në masën 100
000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 1 të Kodit
Zgjedhor;
4. Z. Fitimtar Lala të partisë politike “Partia Lëvizja e Re” me
gjobë në masën 195 000 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë
mijë) lekë dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të
KQZ-së, sipas nenit 173, pika 5 të Kodit Zgjedhor;
5. Partia Lëvizja e Legalitetit, me gjobë në masën 500 000
(pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
6. Partia Socialiste e Shqipërisë, me gjobë në masën 500
000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
7. Partia Republikane, me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
8. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, me gjobë në masën 500
000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
9. Partia Balli Kombëtar Demokrat, me gjobë në masën 500
000 (pesëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit
Zgjedhor;
10. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, me
gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit
173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
11. Partia Nisma Thurje, me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
12. Partia Bindja Demokratike, me gjobë në masën 600
000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit
Zgjedhor;
13. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare, me gjobë në
masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173,
pika 3 të Kodit Zgjedhor
14. Partia SocialDemokrate, me gjobë në masën 600 000
(gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit
Zgjedhor;
15. Partia Balli Kombëtar, me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
16. Partia Demokratike, me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
17. Partia Socialiste e Shqipërisë, gjobë në masën 5 000
000 (pesë milion) lekë, sipas nenit 173, pika 9 të Kodit
Zgjedhor;