Koxha Ballkan, një ndër majet me pamje më të mrekullueshme në Kosovë 

E diela është një ditë e veçantë për bjeshkatarët dhe alpinistët, të cilët do t’ia mësyjnë majës Koxha Ballkan.

“Këtë të diele (me 22 nëntor) duke filluar në orën 06:00 Hikingnjeri organizon ecje në një ndër majet me pamje më të mrekullueshme në Kosovë, majën Koxha Ballkan 2044 metra, që gjendet në mes të bjeshkëve të Syrinikës dhe grykës së Prizrenit.

Nga Maja do te shihni një pjesë të madhe të Sharrit, Oshlakun, Pashtrikun, Koritnikun, Opojën, Dukagjinin, bjeshkët e Shqipërisë, bjeshkët e Nemuna të Deçanit, Junikut, Rugovës, Istogut etj.

Vështirësia e ecjes është e lehtë / mesatare me 15 km ecje komplete (lartë / poshtë).

Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në majën e Bulecit. 

Nga këtu pjesëmarrësit mund të kënaqen me pamje 360 shkallëshe”, njofton mes të tjera “Hikingnjeri”.

Ngjarja paraprake

5 punë që mund t’i bëjnë dashamirët e artit

Ngjarja e ardhëshme

Mësuesi “vrau dhe hëngri burrin me të cilin doli në takim”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian