Kovid RMV / 560 pacient në trajtim spitalorë

Gjendja me virusin korona në vend mbetet stabile vlerësojnë autoritetet shëndetësore në vend. Nga min sitria e shëndetësisë bëjnë të ditur se aktualisht në trajtim spitalorë në kovid qendrat në vend janë 560 pacient, prej të cilëve 234 janë në Shkup, ndërsa 326 në qytetet tjera të vendit. Siç ka bërë të ditur misnitri i shëndetësisë Venko Filipçe në vend aktualisht ka rreth 20 lloje të virusit korona, përfshi edhe disa raste të virusit britanik. Autoritetet kanë paralajmëruar se gjatë këtij muaji pritet të arrijnë vaksinat anti kovid për të filluar me procesin e imunizimit. Vaksinat e para anti kovid në vend do të jenë ato kineze.
Autoritetet shëdnetësore kanë bërë të ditur se është bërë porosia e 200 mijë vaksinave, me të cilat do të nisë procesi I vaksinimit sipas planit të përgaditur paraprakisht duke filluar me personelin mjeksor dhe grupet e rrezikuara. Në pritje të fillimit të vaksinimit rreth 70 qytetarë të vendit të cilët posedojnë edhe nënshtetësi të Serbisë, janë vaksinuar në qytetin e Vranjes dhe Bujanocit në shtetin fqinjë, ku për momentin shfrytëzohet vaksina kineze. Ndërkohë me moton edhe ne jemi punëtorë shëndetësor në spital kovid, personeli adminsitrativ dhe teknik në spitalin 8 Shtatori, dolën në protestë, me kërekesën që tu paguhet shpërblimi prej 30 mijë denarësh që iu dha punëtorëve shëndetësorë.
“Duam të shprehim revolën tonë nga sjellja nënçmuese dhe jo korrekte ndaj neshë pasi me vendim të qeverisë u pagua kompenzim për të gjith të punësuarit në kovid qendra prej të cilëve vetëm ne 195 të punësuar u dpërjashtuam përkatësisht dikriminuam.”, tha një e punësuar në spitalin 8 Shtatori.
Ata thonës e që nga fillimi I pandemisë vazhdimisht kanë qenë të përfshirë në procesin e punës dhe përkrahejn e kovid pacientëve, pa të drejtë të shfrytëzimit të pushimeve vjetore dhe pa mundësi që të punojmë nga shtëpia.
Ngjarja paraprake

Vepra kolosale “Demografia e Kosovës” nga Hivzi Islami u financua nga filantropi Lazim Destani

Ngjarja e ardhëshme

Call of Duty: Warzone pushtohet nga mashtrimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian