Kovid RMV/21 humbje jete ,284 raste të reja. Shërohen 449 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.258 teste të kryera janë regjistruar 284 raste të reja me Covid-19, respektivisht 23 për qind e testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 449 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 112.930 raste, prej të cilëve 98.133 janë shëruar, kurse 3.340 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 11.457 raste aktive.

Ngjarja paraprake

U zëvendësua nga Guardiola, reagon Sterling

Ngjarja e ardhëshme

Modriqi mbetet edhe për një vit te Reali

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian