Kovid-19, rreth 100 shtretër të lirë në spitalet në Shkup

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 52 pacientë për shkak të komplikimeve nga virusi korona. Nëpër spitalet e kryeqendrës, aktualisht po kurohen 345 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19
Vetëm në klinikat interne, brenda 24 orëve janë pranuar 32 persona njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Një pjesë e madhe e pacientëve Kovid të shtruar në spitalet e Shkupit, janë nën mbështetje terapisë me opksigjen. Brenda 24 orëve janë regjistruar 26 pacientë të cilët e kanë fituar betejën me virusin korona. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 100 shtretër të lire dhe pritet lirimi edhe i kapaciteteve të tjera me daljen e pacientëve të tjerë të shëruar gjatë ditës, nga spitalet Kovid.
Ngjarja paraprake

Akademiku shqiptar nga Tetova fiton çmim në Turqi për librin mbi ilahitë e fshehura të Ballkanit

Ngjarja e ardhëshme

Administratori i pasurisë së Maradonës: Nuk kam dokumente apo…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian