Kovid 19 RMV/ 26 të vdekur, 171 raste të reja. Shërohen 409 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2 357 teste të kryera janë regjistruar 171 raste të reja me Covid-19, 7 për qind e të testuarve, prej të cilëve 58 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 409 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 26 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154 222 raste, prej të cilëve 138 779 janë shëruar, kurse 5 135 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 10.308 raste aktive me virusin korona.

Ngjarja paraprake

Pesë të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid në 24 orët e fundit në Malishevë

Ngjarja e ardhëshme

Eric Garcia do të jetë transferimi i parë i Barcelonës në verë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian