Kovid 19 RMV/ 21 të vdekur, 1406 raste të reja.Shërohen 937 pacientë

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar numrin me të lartë të të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Nga 3 398 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 1 406 pacientë kanë rezultuar pozitivë, apo 41% e të testuarve.

Ministria e Shëndetësisë regjistron edhe 21 viktima, ndërsa ISHP raporton për 937 persona të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur bilancin e 50.015, ndërsa dukshëm ngushtohet edhe diferenca mes rasteve aktive dhe pacientëve të negativizuar. Shkupi mbetet qyteti më i rrezikuar me numrin më të madh të rasteve aktive, incidencën dhe mortalitetin më të lartë. Ndërkohë qyteti i Tetovës, Gostivarit, Prilepit dhe Kumanovës gjithashtu janë kategorizuar si qytetet në të cilët transmetimi i virusit është në rritje të vazhdueshme si pasojë e vatrave jashtë kontrollit.

Qytetet e tjera si Ohri, Manastiri, Strumica dhe Velesi kanë vatra të njohura dhe shpërndarja e virusit është tashmë nën kontroll.

Ngjarja paraprake

Shoqëria civile: Të ndalen ndërhyrjet në procesin e grantit të performancës komunale

Ngjarja e ardhëshme

Rekordi i ri me raste të reja me COVID

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian