KOVID-19, nisin hetimet për vdekjen e 41-vjeçares në spitalin e Shtipit

Në spitalin e Shtipit kanë nisur hetimet pas alarmit të ngritur nga familja e 41 vjeçares e cila ndërroi jetë si pasojë e COVID-19. Rasti u bë publik nga vajza e saj, e cila ngriti dyshimet për sjelljen e personelit mjekësor gjatë trajtimit të nënës së saj. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konfirmoi se Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor po i heton dyshimet e familjes Doviçinska.

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor është duke zbatuar një hetim të jashtëzakonshëm për rastin e vdekjes 41 vjeçes në repartin infektiv të spitalit në Shtip. Pas mbarimit të inspektimit do të njoftojmë opinionin”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Nga Spitali i Shtipit përmbahen nga qëndrimet. Drejtori Alen Georgijev tha se përkrahë Inspektoratit hetime ka ngritur edhe një Komision i brendshëm.

Se a ka pasur lëshime nga personeli mjekësor gjatë trajtimit të pacientes në fjalë, e cila ndërroi jetë më 14 nëntor 2020 do të deklarohemi pas hetimit të Institutit Shtetëror Sanitar Shëndetësore dhe Komisioni për kontroll të çështjeve etike dhe shëndetësore në Spitalin e Shtipit”-tha Alen Georgijev, Drejtor i Spitalit të Shtipit.

Mihaella Doviçinska publikoi në rrjetet sociale komunikimet e fundit me nënën e saj pak para se të ndërronte jetë në Spitalin e Shtipit ku po trajtohej me oksigjeno terapi. Ajo tregon se për 7 ditë rresht thirrjeve të shumta telefonike të saj nuk iu përgjigj askush nga personeli mjekësor. Sipas Doviçinskës edhe nëna e saj kishte telefonuar në numrin e njëjte, madje duke shkruar edhe sms porosi për të kërkuar ndihmë, por përgjigje nuk kishte marrë.

“Mihaella: “Nënë, unë nuk mund asgjë të kuptoj çfarë flet, a je mire?”

Pacientja: “Shumë jam e lodhur, bija ime”

Mihaella: “Mirë nënë mos ke merak, vetëm pusho, do të bëjmë gjithçka që mundemi, do të jetë OK.”

Pacientja: “Mirë”

Në repartin infektiv të Shtipit, me pasqyrë të rëndë klinike po kurohen 55 pacientë. Stërmbushja e kapaciteteve spitalore nëpër qytete ka gjunjëzuar edhe punën efektive të personelit mjekësor, arsyetohen autoritetet. Ministria e Shëndetësisë po shikon mundësinë që deri në fund të kësaj jave të shndërroj në qendër Kovid edhe Klinikën e ORL-së dhe Klinikën për Sëmundje të Syve. Deri tani edhe katër klinika interne në Shkup janë duke pranuar pacientë të infektuar nga virusi korona.

Ngjarja paraprake

“Neymar perfekt me Xavin si trajner, por nuk është në planet e mia”

Ngjarja e ardhëshme

Sa më shumë dashuri jep, aq më shumë merr

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian