Kovid 19 Maqedoni/ KSI propozon masa të reja restriktive

Në Maqedoninë e Veriut me shtimin e rasteve të reja dhe në numër rekord të infektimeve me Kovid-19, do të aplikohen masa të reja parandaluese. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se Qeverisë i janë dorëzuar propozim-masat që do të miratohen. Këto masa vijnë pasi që janë shtuar numrat e infektimeve, edhe ate 364 gjatë 24 orëve të fundit nga mbi 2100 testime të kryera.

Këto janë propozim masat të propozuara na Komisioni për sëmundje infektive që priten të miratohen nga qeveria:

Ndalimi i grumbullimeve familjare, festave dhe ahengjeve në kushte familjare, pasi që analizat kanë treguar se infektimet janë rritur pikërisht për shkak të këtyre aktiviteteve. Nëpër shtëpi mund të pranohen jo më shumë se katër mysafirë, me qëllim të evitimit të kontakteve me më shumë njerëz. Ndalimi i grumbullimeve në hapësira publike të jo më shumë se 4 personave pas orës 22. Ndalimi i grumbullimeve nëpër parqe, pompa benzine, etj.

Përdorimi i obligueshëm i maskave mbrojtëse apo shamive në ambiente të hapura dhe ato të mbyllura, në çdo objekt public, transportin publik si dhe vendet e punës. Përjashtohet përdorimi i maskave gjatë aktiviteteve sportive, transportit nëpër makina familjare të anëtarëve të një familje, gjatë qëndrimit nëpër zyra të institucioneve, nëse aty është vetëm një person, si dhe gjatë qëndrimit në kafene, por duke respektuar masat e tjera. Maska nuk obligohen të mbajnë fëmijët e moshave deri në 6 vjet.

Në Maqedoninë e Veriut edhe sot është regjistruar numër rekord i të infektuarëve nga koronavirusi. Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit nga 2140 teste të kryera 364 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa janë shënuar edhe 3 të ndjerë.

Ndërkohë, sipas Institutit për Shëndet Publik, 106 pacientë janë shëruar. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se ky është numri më i lartë i të infektuarëve me koronavirus që nga fundi i korrikut. Ai tha se nëpër disa spitale kapacitetet janë plotësuar dhe se me marrëveshje paraprake me pacientët, ata dërgohen në Shkup ose Kumanovë.

Ngjarja paraprake

Pamjet/ Ky është vendi ku u gjetën të vrarë dy të rinjtë në Malësinë e Madhe, Daniel Pepaj ende i zhdukur…

Ngjarja e ardhëshme

Windows 7 rritet në popullaritet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian