Kovid 19, ilaçi Favipir arrin në farmacitë e RMV-së këtë javë

Ilaci Favir, me emrin mjekësor Favipir, pritet të gjendet nëpër farmaci deri në fund të kësaj jave. Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore miratoi importin dhe disponueshmërinë e trajtimit për pacientët.

“Duke ndjekur situatën aktuale të shkaktuar nga Covid-19 me të cilën po përballemi, duke u mbështetur nga kërkesat gjithnjë e më të shpeshta të mjekëve të përfshirë në trajtimin e kësaj sëmundjeje për disponueshmërinë e ilaçit, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore miratoi importin dhe disponueshmërinë e ilaçit “Favipiravir” për përdoruesit e fundit – pacientët “, thonë nga

“Malmed”.

Ilaci Favir përdoret për të trajtuar forma të caktuara të Covid-19. Megjithatë ai nuk mund të blihet në farmaci, pa pasur paraprakisht një recetë nga mjeku. Ekspertët apelojnë që pacientët që të mos e përdorin në asnjë mënyrë këtë ilaç, por edhe të tjerët, pa rekomandimin e mjekut. Të gjitha ilacet që përdoren për trajtimin e Covid 19, jepen vetëm në kushte spitalore dhe në forma të caktuara të sëmundjes, sipas pasqyrës klinike.

Ngjarja paraprake

Arsyet Befasuese Përse Ju Bien Flokët – Kurat Natyrale

Ngjarja e ardhëshme

Sekreti i dobësimit paska qënë fare i thjeshtë: Eskpertët tregojnë çfarë duhet të bëni

të fundit nga