Kovaqeviç një akademik serb edhe hiq më pak se një gjysmak

Kosova nuk e ka hallin që Serbia, duhet domosdoshmërish ta njoh shtetësinë e saj, por Serbia të mos bëhet pengesë e Kosovës, në rrugëtimet e saj dhe çështjet që kanë të bëjnë në integrimet e saj në familjen evropiane dhe atë euroatlantike.

E gjithë bota demokratike duhet ta njoh rrolin e Serbisë, e cila herë paraqitet si zonjë e rëndë dhe faktor i rëndësishëm në Ballkan, secilës ia mpreh brirët Rusia dhe Kina, dhe herë-herë paraqitet si viktimë, kur e luan rrolin përballë akuzave ndaj tragjedive që shkaktoi me popujt e pafajshëm të Ballkanit perëndimor.

Për Serbinë gjithçka është jo normale, kur e mendon vetën pa Kosovën, sepse është mësuar ta mbajë nën thundrën e vet, kur dhe Evropa, sikur e ka llastuar që të vendoste dikur për popujt e Ballkanit, deri atëherë kur është tepruar dhe bërë mjaft, duke e kuptuar rrolin e saj si okupuese e pa drejtë dhe fashiste ndaj popujve tjerë jo serb.

Çfarë kuptimi akademik, kanë fjalët e akademikut serb që thotë sot, “kush nënshkruan pranimin e Kosovës, do të vdes ende pa u terë ngjyra e shkrimit”

Kush do ta thoshte një hipokrizi të tillë, e jo edhe një akademik i Shkencave dhe Arteve të Serbisë, i cili me një synim të tillë, nuk tingëllon me zërin e një akademiku të vërtetë, por e ka zërin e një nxitësi të luftës dhe urrejtjes në mes popujve, që nuk ia do të mirën as popullit të vet serb.

Fjalët e “akademikut” Kovaçeviq,  janë frymë e një afshi djallëzor, që urrejtje dhe luftë në mes popujve, i cili më një ide të tillë tregon se populli serb nuk e ka guximin për të thënë të vërtetën dhe realitetin para botës, se ky popull i beson akoma miteve të vjetra parake dhe këta njerëz janë në gjendje të bëjnë gjithçka, madje edhe për ti eliminuar e zhdukur njerëzit e dinjitetshëm, që e tregojnë realitetin, sikur që vepruan edhe me vrasjen e kryetarit serb Zoran Zingjiq.

Akademik të tillë sikur Kovaçeviq, në Serbi ka edhe shumë të tjerë, të cilët projektuan dhe inicuan luftërat në Ballkan, që baza e shkencimit të tyre bazohet në mite dhe lufta kundër popujve jo serb, sikur edhe ndaj popullit shqiptarë të Kosovën, të cilin edhe sot mundohen të mos e lënë të qetë në punën e vet dhe tokën e tyre stërgjyshore.

Po të hedhim një vështrim mbrapa edhe të shpalosim fletët e historisë dhe të shikojmë se çka i sjellën Serbisë, gjitha ato lufta që shkaktoi ndaj popullit jo serb në Ballkan, prej gjithë kësaj historie dhe etjes e urrejtjes së këtij njerëzimi për të pushtuar të tjerët, edhe luftërat e humbura gjatë betejave të ndryshme, Akademia e Shkencave dhe Historisë serbe i ka shndërruar në fitore…

Edhe vetë populli serb ka filluar ta pranojë realitetin, duke e ditur  se shumë rrethana i kanë  ndryshuar vetë përmes historisë dhe Akademisë Shkencore, të cilat i kanë krijuar përmes fakteve historike në mënyrë të  falsifikuar, me qëllim për t’i  inkurajuar gjeneratat e reja dhe për ti bindur se, populli serb është një popull i veçantë dhe luftarak si asnjë popull tjetër në botë.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, me bindjen e saj naive në kuadër të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, duke e shpjeguar sugjerimin e saj, sikur e kanë të pa mundur zgjedhjen e problemeve këto dy vende në një mënyrë të “çetë “, pa një përpjekje shtesë.  Çka do të thotë kjo, sipas kësaj akademie të këtij shteti, apo prej këtej vjen përshtypja e veçantë për t’a kuptuar rrolin e saj, kur dihet se gjithherë ky Institucion është përfshirë në strukturat e pushtetit dhe mekanizmave në vendimmarrje të Serbisë, po ashtu dhe bashkëngjitja e saj në gjitha propagandat e mitit serb ndaj popullit shqiptarë dhe Kosovës, si “zemra e Serbisë”, e cila ëndërr është shuar dhe ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.

Ngjarja paraprake

Nga ‘21 Dhjetori’ te ‘Pazari i Ri’, turqit në kërkim të bosit të 2 miliardë USD

Ngjarja e ardhëshme

KE-ja rekomandon, personat e vaksinuar do të mund të udhëtojnë në shtetet evropiane

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian