Kovaçevski: Zgjedhjet në RMV do të jenë në 2024

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në vitin 2024, shprehet decid kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme. Kovaçevski tha se edhe në ato zgjedhje VMRO-DPMNE do të pësojë debakël, marrë parasysh mënyrën e menaxhimit që po bën me komunat në vend.

“VMRO-DPMNE-ja ka mundur të tregojë çka mund të bëjë, sepse ka fituar mbi 50 komuna në shtet para vetëm një viti dhe shohim se menaxhon në mënyrë katastrofike me ato komuna. Ashtu siç për 11 vjet e shpëtuan vendin nga lëvizja e një milimetri në integrimin evropian, nga mos paja e një investimi të madh në sektorin energjetik, të njëjtën gjë konfirmojnë tani që janë pikërisht e njëjta parti, me të njëjtën mënyrë menaxhimi. në qytetin e Shkupit. Njëmbëdhjetë vjet, siç ishte shteti i bllokuar nën qeverisjen e VMRO-DPMNE-së, ashtu tani Shkupi për një vit të plotë është i bllokuar nën qeverisjen e VMRO-DPMNE-së.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Përderisa mohon se do të ketë zgjedhje të parakohshme, kryeministri ende nuk pohon se do të ketë zgjerim të shumicës. Ai informoi se ka pasur takim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi ku është diskutuar për zbatimin e programit qeverisës, por temë nuk ka qenë zgjerimi i qeverisë. Nuk dha ndonjë përgjigje konkrete nëse ka kërkuar të lirohet një post ministror në rast të hyrjes së ASh-së në qeveri.

“Nëse vjen deri në bisedime konkrete për hyrjen e ASH-së në Qeveri, atëherë sigurisht se të gjitha dikasteret do të shqyrtohen për të parë se cilat janë përparësitë, afinitetet e partisë politike në një fushë të caktuar dhe atëherë mund të bisedohet, por tani të mos hyj në spekulime për atë nëse dikush do të heqë dorë nga ndonjë dikaster, me të vërtetë nuk është mirënjohëse, jo vetëm ndaj partive politike, por edhe ndaj ministrave të cilët udhëheqin dikastere.”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se edhe në bisedimet që ka pasur me kryetarin e Ash-së Taravari nuk është biseduar për hyrje të kësaj të fudit në qeveri, por për të gjitha vendimet që duhet të sillen në Kuvend me konsensus të gjerë politik.

Marketing

Story i mëparshëm

Horoskopi për datën 27 nëntor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Story i radhës

Mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë e rritjes së vëllimit dhe teksturës së flokëve pa aparat dhe stilizim

Të fundit nga