Kovaçevski: Xhaferi bëri mirë që vizitoi Ukrainën dhe presidentin Zelensky

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Click Plus në TV21 tha se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi bëri mirë që vizitoi Ukrainën dhe presidentin Vlodimir Zelensky. Kovaçevski tha se kjo tregon mbështetjen tonë si shtet ndaj botës demokratike.

“Është mirë që kryetari i Kuvendit ishte në Ukrainë për të treguar mbështetjen tonë për botën demokratike, sepse atje bëhet fjalë për luftë të një regjimi autokratik kundër një shteti demokratik, një shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti të pavarur. Është mirë që kryetari i Kuvendit u pa me…kuptohet në suaza të vizitës ndërkombëtare me presidentin e Ukrainës”, tha mes tjerash Kovaçevski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pendarovski: Argumentet e Bullgarisë nuk kuptohen, shanset për heqjen e vetos bullgare janë më pak se 50%

Story i radhës

Haxhi 2022, BFI me njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga