Kovaçevski: Sivjet rritëm prodhimini e rrymës për 27 për qind, vitin e ardhshëm pritet rritje prej 20 për qind

Drejtori i Shoqërisë Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski, deklaroi se kanë rritur prodhimin e energjisë elektrike për 27 për qind. Sipas tij, për vitin e ardhshëm është planifikuar rritje e prodhimit edhe për 20 për qind krahasuar me këtë vit.

VASKO KOVAÇEVSKI, DREJTOR I EMV-SË

“Edhe pse ligji, për vitin 2022 ka paraparë që të sigurojmë 60 për qind të energjisë elektrike, megjithatë sipas rekomandimit të Qeverisë sigurojmë 100 për qind dhe sigurojmë energji për humbje për ‘Elektrodistribucija’ dhe MEPSO, për shkollat, ndërmarrjet publike dhe industrinë ushqimore dhe institucionet tjera vitale në shtet”

/SHENJA/

Story i mëparshëm

Tre të arrestuar për prerje ilegale të druve në Maqedoni

Story i radhës

Ky pritet të jetë klubi i ri i Suarez

Të fundit nga