Kovaçevski – Shole: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm i BE-së dhe SHBA-së dhe një shembull i zgjidhjes së suksesshme të çështjeve të hapura

Me kërkesë të këshilltarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Schole, kryeministri Dimitar Kovacevski, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Schole. Në bisedë morën pjesë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela P. Aggeler.

Përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit, Schole falënderoi lidershipin e e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski si mikpritës i takimit të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili, nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e SHBA-së u mbajt më 18 mars në Ohër.

Organizimi i këtij manifestimi, siç theksoi Shole në bisedën telefonike, është njohje e besueshmërisë e Maqedonisë së Veriut si partnere e BE-së dhe SHBA-së, si dhe shembull i zgjidhjes së suksesshme të çështjeve të hapura.

Kryeministri Kovaçevski dhe këshilltari Schole diskutuan për disa çështje aktuale, me fokus procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, ndërsa përkrahja e vazhdueshme nga SHBA-të për angazhimet e vendit për përmbushjen e kritereve për hyrje në BE, si dhe sigurimin e stabilitetit, prosperitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë drejtim, kryeministri Kovaçevski falënderoi SHBA-të për mbështetjen dhe inkurajimin e të gjitha partive politike në Kuvend që të punojnë së bashku në një atmosferë konstruktive, duke ndërtuar konsensus ndërpartiak, duke u fokusuar në hapat konkretë në procesin negociator të integrimeve evropiane.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të jetë faktor i stabilitetit në rajon, përmes praktikimit të politikave të dialogut dhe kultivimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Reciprokisht u konkludua se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe vendet duhet të punojnë me përkushtim në drejtim të përshpejtimit të proceseve integruese evropiane duke marrë vendime të mençura dhe të përgjegjshme.

Kryeministri shprehu besimin se në periudhën e ardhshme bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të forcohet në gjetjen e zgjidhjeve sistematike për përballimin e korrupsionit në çdo nivel, përfshirë edhe korrupsionin e nivelit të lartë.

 

Story i mëparshëm

“Bëri seks në shtratin tonë”/ Rrëfimi i 48 vjeçarit: Unë isha në spital derisa gruaja ime…!

Story i radhës

Shqiptari i Kosovës e rrah serbin që vazhdimisht provokonte 

Të fundit nga