Kovaçevski – Sholc: Vendimi i qartë për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike për BE-në

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, realizuan takim tet-a-tet në të cilin biseduan për çështjet më të rëndësishme me prioritet për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për tema me interes të përbashkët lidhur me zgjerimin e BE-së, bashlkëpunimin rajonal dhe gjendjen aktuale me luftën në Ukrainë.

Në takim u konstatua se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë bazohen në një dialog politik shumë intensiv dhe kanë dinamikë të theksuar të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Dy bashkëbiseduesit u shprehën se RF e Gjermanisë mbetet një nga partnerët kryesorë politikë të Maqedonisë së Veriut dhe një aleat dhe mbështetës i rëndësishëm në procesin e integrimeve evropiane të vendit tonë, i cili gjithashtu u inkurajua dhe u nxit përmes disa projekteve rajonale, siç është Procesi i Berlinit për realizimin e rekomandimeve të BE-së, si dhe reformat e nevojshme nga agjenda evropiane.

Gjatë bisedës u theksua se në pritje të Samitit të BE-së në qershor të kryesuar nga Franca, pritet një mesazh i qartë dhe një hap nga Brukseli për zhbllokimin e procesit të zgjerimit me fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si vend që ka plotësuar të gjitha kriteret, kushtet dhe si vendim strategjik me rëndësi sigurie për Evropën.

Republika Federale e Gjermanisë, u tha në takimin Kovaçevski-Sholc, mbetet e përkushtuar që të jetë partneri më i rëndësishëm tregtar i vendit tonë, gjë që vërtetohet nga numri më i madh i kompanive gjermane të pranishme në Maqedoninë e Veriut, të cilat punësojnë më shumë se 20,000 qytetarë maqedonas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Prishtina shënon Ditën e çlirimit, shpall qytetar nderi gazetarin britanik Vaughan Smith

Story i radhës

Vëmendja Angli – Itali!

Të fundit nga