Kovaçevski: Qeveria do të mbulojë borxhet për rrymë të institucioneve me rëndësi vitale

Shkup, 19 dhjetor – Borxhet për energjinë e papaguar elektrike të institucioneve me rëndësi vitale, do të mbulohen nga Qeveria, sipas rishpërndarjes së parashtruar dhe miratuar në Kuvend. Kjo para së gjithash ka të bëjë me institucionet shëndetësore, por edhe institucionet tjera të rëndësishme për shtetin, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

 

Qëllimi, shtoi ai, është që të sigurohet funksionimi pa probleme i institucioneve në kushte kur çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë është dhjetëfish më i lartë se para periudhës së krizës.

Siç tha ai, bëhet fjalë për rishpërndarjen e fondeve që ishin në dispozicion nga mjetet e pashpenzuara në buxhet, apo ku ata mendonin se nuk kishte nevojë të bënin shpenzime në kohë krize, respektivisht të ridedikohen për shpenzimet më të nevojshme.

“Lidhur me energjinë elektrike, të cilën e kanë borxh një numër i madh të institucioneve vitale, ajo do të paguhet me këtë rishpërndarje nga Qeveria, me transferimin e duhur të burimeve financiare. Para së gjithash, ka të bëjë me objektet shëndetësore dhe objektet tjera që kryejnë funksione vitale. Rishpërndarja është edhe për segmente të ndryshme në pjesën e investimeve kapitale, në pjesën e kategorive tjera”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve, pas ndarjes së banesave sociale për qytetarët e Probishtipit.

Për shumën totale, Kovaçevski tha se këtë më së miri mund ta thotë Ministria e Financave.

I pyetur nëse Qeveria do të tërhiqet nga TVSH-ja për energjinë elektrike sipas propozimit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që të mos kalojë 5 për qind, kryeministri u përgjigj se TVSH-ja për energjinë elektrike sipas ligjit duhet të jetë 18 për qind.

Sipas analizave fillestare, kryeministri beson se nuk do të ketë goditje çmimesh për qytetarët, sidomos nga blloku i parë dhe i dytë tarifor.

“Në çmimin final të energjisë elektrike, peshë më të madhe ka çmimi i energjisë elektrike që furnizohet nga EMV-ja për EVN-në, ndërsa duke marrë parasysh llogaritjet që tashmë i janë dorëzuar Komisionit rregullativ për energjetikë, si dhe llogaritjet e bëra nga pjesëmarrësit tjerë nga tregu energjetik, sipas analizave fillestare, besoj se nuk do të ketë goditje çmimi për qytetarët, veçanërisht nga blloku i tarifës së parë dhe të dytë. Janë ata qytetarë që kursejnë më shumë dhe konsumojnë më pak energji elektrike. Blloku i tretë tarifor do të jetë ndoshta me një ndryshim të vogël, ndërsa blloku i katërt tarifor, ata qytetarë që konsumojnë shumë energji elektrike dhe kanë mundësi të paguajnë më shumë energji elektrike për nevojat e tyre, atje do të rritet çmimi dhe në të njëjtën kohë çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël, këto janë 70 mijë kompani, ndërmarrje të vogla dhe të mesme që punësojnë 98 për qind të të punësuarve në shtet, sipas asaj që shohim nga përllogaritjet, mund të ketë edhe ulje të çmimit të energjisë elektrike”, tha Kovaçevski.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Shembet pallati në Tiranë/ U dëmtua gjatë tërmetit, vendimi i gjykatës: I rrezikshëm për të banuar

Story i radhës

Ganiu mirëpret në takim ryetarin e Komunës Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Të fundit nga