Kovaçevski: Qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve kuvendare

November 1, 2023
1 minut lexim

“Kur të arrihet marrëveshje për datën e saktë për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare, opinioni do të njoftohet. Sipas ligjit, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare do të formohet qeveri teknike”.

Këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se zgjedhjet patjetër të mbahen, pasi skadon mandati i presidentit dhe mandati i përbërjes kuvendare.

“Se kur do të jenë saktësisht zgjedhjet, publiku do të mund të informohet kur të arrihet një marrëveshje për kohën e saktë në kuadër të Kuvendit. Kuvendi do të duhet ta marrë atë vendim dhe kryetari i Kuvendit do t’i shpallë zgjedhjet”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, duhet pasur parasysh se në muajt e pranverës ka edhe festa fetare të cilat qytetarët e vendit i respektojnë.

“Duke marrë parasysh të gjitha këto supozime, do të miratohet një datë, normalisht brenda afateve ligjore, duke qenë se në ligjin tonë ka një detyrim për një qeveri teknike, do të jenë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, siç ka ka qenë deri më tani”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

I pyetur nëse me BDI-në po bisedohet për shkuarje bashkërisht në zgjedhjet presidenciale apo kuvendare, ai u përgjigj se opinioni do të informohet për ecurinë në zgjedhje kur të marrin vendim organet e partive.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Heidi Klum ‘godet’ sërish, vishet si pallua me 12 persona për festën e Halloween

Story i radhës

Kur ishin në një ekip Tovërlani, Munishi, Namani, Beselica e Vokrri

Të fundit nga

​Masakër në Rusi

Pesë adoleshentë humbën jetën sot kur një festë e datëlindjes në rajonin Irkutsk të Rusisë u shndërrua në tragjedi. Sipas raportimeve, një i ri i dehur sulmoi me thikë të pranishmit në

Kosova në Ballkanikun e Beach Volley

Kombëtaret e Kosovës në beach volley kanë udhëtuar drejt Balıkesir të Turqisë, ku do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Ballkanik BVA! “Në garat për meshkuj, Kosovën do ta përfaqësojnë Erion Bajrami
ShkoLartë